Panorama Sport (Albania)

Rikthehet Plaku, Takaj jep 10 mijë € në muaj për një bomber

-

Sebino Plaku rikthehet te Skënderbeu. Pas mospërfshi­rjes në listën e lojtarëve që do të udhëtonin në Slloveni, trajneri Ilir Daja ka marrë dy ditë më parë një vendim për të kthyer sulmuesin. Duke parë edhe mungesën e alternativ­ave në repartin e avancuar, trajneri ka menduar që Plaku është i nevojshëm. Tashmë nuk dihet nëse sulmuesi do të firmos edhe për sezonin e ri apo do të luajë vetëm në Europë me Skënderbeu­n. Gjasat janë që Plaku të rinovoj kontratën. Ndërkohë, pas zyrtarizim­it të mesfushorë­ve Donjet Shkodra dhe Bruno Dita, tashmë Skënderbeu po punon për sulmin. Duke qenë se futbolli shqiptar nuk të ofron alternativ­a, vëmendja e klubit është përqendrua­r te të huajt dhe sidomos tek emrat që mund të sigurojnë një mesatare të lartë golash në sezon. Duket tashmë se Ardjan Takaj është i vendosur që të bëjë edhe "çmenduri" financiare për të siguruar një lojtar të kalibrit të lartë. Burime të sigurta pranë korçarëve konfirmojn­ë se presidenti ka kërkuar një bomber dhe për të është gati të paguajë shuma të mëdha, që i kalojnë 10 mijë eurot në muaj. Duke parë se Salihi përfitonte pak a shumë këtë shifër, paratë e tij do të përdoren për pasardhësi­n e bomberit shkodran. Nëse gjendet i duhuri, atëherë Ilir Daja do të ketë në

dispozicio­n një pikë referimi në sulm. Kjo duket se po e bën akoma edhe më të vështirë gjetjen e një profili të duhur lojtari, pasi edhe investimi nuk duhet të shkojë dëm. Çdo emër do të studiohet me vëmendje. Deri më tani CV-të dhe sugjerimet nuk kanë munguar, madje në "fokus" është një kroat dhe një lojtar nga Amerika Latine. Emrat mbeten mister, pasi drejtuesit do të maten mirë para se të hedhin hapin e madh.

HASA - Sulmuesi Gehard Hasa është bashkuar në provë te Skënderbeu. Emri i tij është zbuluar dje me anë të një postimi të klubit korçar, që ka publikuar më të mirët në testin

"Gacon" dhe Hasa është renditur i treti, së bashku me Muzakën. Lojtari 20-vjeçar ka qenë pjesë e AF Dinamos, akademi e krijuar pikërisht prej Ilir Dajës, i cili me sa duket e njeh futbollist­in që në moshë të vogël, dhe mendohet që të ketë qenë pikërisht trajneri ai që ka e ka përzgjedhu­r. Hasa, pas AF Dinamos, sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Tiranës B dhe ka zhvilluar paraqitje të mira. Ai pritet që të qëndrojë në provë deri në datën 22 në kampin bardhekuq dhe pas kthimit të ekipit në Shqipëri, do të shihet më konkretish­t vendimi që trajneri Daja do të marrë. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania