Panorama Sport (Albania)

Vllaznia “peshkon” te Tirana

Edeh dhe Cise në planet e kuqebluve, krizën e "golit" duan që ta zgjidhin në... Shqipëri

- ADMIR URUÇI

Pasi e hodhi në Kate gorinë e Parë, Vl laznia tashmë kërkon që t'i marrë disa lojtarë Tiranës. Drejtuesit e klubit kanë filluar "gjuetinë" për merkaton dhe vëmendjen e kanë përqendrua­r pikërisht te kryeqyteta­sit. Pavarësish­t se nuk bëhen të ditur emrat, zbulohet se në planet e shkodranëv­e janë pikërisht afrikanët. Vetë Armando Cungu në deklaratat e tij nuk i ka kursyer vlerësimet për futbollist­ët bardheblu, paçka se ranë në inferiore. Ky fakt mund të ndikojë drejtpërdr­ejtë për të tentuar ndonjë prej elementëve që mbyllën kampionati­n me skuadrën më të titulluar në vend. Ndër të parët në listë mund të jetë sulmuesi 19-vjeçar nga Kongo, Merveil Ndokyt, por nisur nga pretendime­t që mund të ketë për kartonin e këtij elementi presidenti Refik Halili, transferim­i duket disi i pamundur.

Sulmi - Megjithatë, "radarët" e kuqebluve janë edhe në sulm, ndërsa në fokus janë vënë sulmuesit Ifaeni Edeh dhe Moktar Cise. I pari, autor i 6 golave në Superiore, u kthye në një pikë të fortë për Tiranën. Pas nuk mbetet as Cise, 24-vjeçari që e gjeti 4 herë rrjetën. Kuqeblutë, me sa duket, e shikojnë si një pistë të mirë Tiranën e rënë nga kategoria, ndaj do të mundohen që zgjidhjen për sulmin ta gjejnë brenda Shqipërisë. Pikërisht në këtë repart ku edhe skuadra shkodrane ka pasur edhe më shumë probleme.

Mesfusha - Mirëpo mund të mos jenë vetëm këta dy lojtarë pikësynime­t e Vllaznisë. Pasi ata mund të provojnë fatin edhe me Ruben Akuah dhe Moise Nkounkou. Dy lojtarë me moshë të re, të cilët kanë spikatur në fushë me fanellën e bardhebluv­e. Megjithatë, ndryshe nga rasti Gilman Lika që është më shumë se i realizuesh­ëm, për këto dy emra transferim­i duket i vështirë (të gjithë kanë kontratë dhe Tirana nuk do t'i lërë të lirë pa dëmshpërbl­im). Me sa duket, tani synimi i klubit është që të mos shkojë larg për të eksperimen­tuar, ndaj prurjet e reja do të mundohen që t'i gjejë brenda territorit shqiptar. Shpeshherë Vllaznia ka gabuar në merkato, sidomos me lojtarët e ardhur nga jashtë. Edhe në verën e shkuar "ngecën" me blerjet dhe rasti konkreti ishte kroati Veitzer, i cili u mor në momentet e fundit të merkatos. Por koha tregoi se për asnjë moment ai nuk bindi për vlerat që kishte. E njëjta gjë ndodhi edhe me prurjet e dimrit, ndërsa belgu Mulemo ishte larg pritshmëri­ve. Kjo ndoshta do të bëjë që drejtuesit të besojnë në merkaton e tyre pikërisht te lojtarët që i kanë vëzhguar dhe studiuar gjatë

36 javëve të kampionati­t të fundit. Sikleti i çdo merkatoje për Armando Cungun kanë qenë "provat" dhe gjasat janë që ai t'i evitojë për sezonin e ri. Kujtojmë që verën e shkuar nën urdhrat e tij u vendosën 25 lojtarë, por në fund asnjëri nuk bindi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania