Panorama Sport (Albania)

Bushiç tremb Flamurtari­n: Kam ofertë nga Malajzia

"Do të luaj në atë skuadër ku do të më plotësohen kushtet"

- ERMAL SIKA

Tomislav Bushiç tremb Flamurtari­n. Sulmuesi kryesor i vlonjatëve në sezonin e fundit, që shënoi 10 gola, është lojtar i lirë dhe pavarësish­t synimit të klubit për të rinovuar marrëveshj­en, ende nuk e ka bërë një gjë të tillë. Në një prononcim ekskluziv për "Panorama Sport", Bushiç komenton sezonin e fundit dhe lë gjithçka të hapur, duke theksuar se mundësitë janë që të mos luajë më në Shqipëri. Ai bën me dije se ka dy oferta konkrete nga Malajzia. "Mendoj se kampionati që sapo u mbyll ishte me dy fytyra për Flamurtari­n, edhe pse për vetë problemet që ka pasur klubi. Gjithsesi mund ta konsideroj­më pozitiv. Kemi zhvilluar ndeshje të mira, por penalizimi me 6 pikë ndikoi jo pak në ecurinë tonë. Gjithsesi, në fund arritëm ta mbyllnim me nder, duke iu shmangur një katastrofe", ka thënë fillimisht kroati.

E ARDHMJA - Bushiçit i ka përfunduar kontrata, por sulmuesi është në epiqendër të projektit të trajnerit Shpëtim Duro. Ky i fundit u ka kërkuar me insistim drejtuesve që të rinovojnë me kroatin, pasi e sheh si lojtarin më të rëndësishë­m në fazën ofensive. "Të them të drejtën, më ka përfunduar kontrata dhe tani po shijoj pushimet me familjen time. Në këtë periudhë kam pasur disa oferta dhe më kryesoret janë dy klube në Malajzi. Do të mendohem mirë përpara se të vendos. Nuk mund ta mohoj dot që drejtuesit e Flamurtari­t kanë ruajtur kontaktet me mua dhe më kanë bërë të ditur planin që kanë për sezonin tjetër. Natyrisht unë do të dëgjoj edhe ofertën e Flamurtari­t dhe më pas do të vendos përfundimi­sht. Në Vlorë kam kaluar shumë mirë dhe fakti që drejtuesit po interesohe­n shumë për mua, më bën të ndihem i vlerësuar. Gjithsesi, unë dua të tregohem i sinqertë, pasi tani nuk mund të them që do të vijoj të luaj te Flamurtari. Jam profesioni­st dhe do të firmos aty ku do të më plotësohen kushtet. Në ditët e ardhshme mund të ketë diçka konkrete, por gjithsesi nuk dua të nxitohem për të ardhmen. Çdo gjë është e hapur", ka përfunduar Bushiç.

RINOVIMET - Trajneri Shpëtim Duro ka dorëzuar në klub edhe listën me emrat e lojtarëve me të cilët dëshiron që të vijojë bashkëpuni­min edhe në sezonin e ri. Por në një kohë që pjesa më e madhe e lojtarëve janë pa kontratë, gjasat janë që edhe disa prej tyre të mos pranojnë rinovimin. Por drejtuesit pritet që t'i nisin rinovimet me mbrojtësin Franc Veliu, me të cilin duket se kanë rënë dakord në parim. Po ashtu pritet që të rinovojnë edhe portieri Argent Halilaj, Taulant Kuqi dhe Ardit Shehaj. Të tjerë lojtarë në listën e Duros për të rinovuar janë edhe Ergis Mersini, Haxhi Neziraj e Astrit Fazliu. Në këtë listë nuk mundojnë edhe Alvesh e Bushiç, por do të mbetet për t'u parë se cilët prej tyre do të pranojnë rinovimin. Në ditët në vijim do të ketë një pasqyrë më të qartë në lidhje me këtë çështje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania