Panorama Sport (Albania)

Edmond Kodra: Luftëtari sfidoi arbitrat dhe paragjykim­et

Ish-zëvendëstr­ajneri bën skanerin e sezonit që sapo u mbyll

-

Në sezonin e shkuar të Kategorisë Superiore, Luftëtari ka arritur objektivin duke siguruar qëndrimin në elitë, madje duke i befasuar të gjithë me arritjen e vendit të katërt. Ky sukses mori vlerësimin e të gjithë aktorëve sportivë në vendin tonë, i shihnin bluzinjtë si të dorëzuar që para fillimit të garës. Edmond Kodra, ish-zv.trajneri i gjirokastr­itëve para dy sezonesh kur skuadra u rikthye në Superiore, pas katër viteve mungesë, në një prononcim për "Panorama Sport", është shprehur: "Luftëtari ka bërë gjithçka mirë këtë kampionat, duke ditur të menaxhojë grupin e lojtarëve që përbënin pjesën dërmuese të ekipit, të cilët rikthyen ekipin në elitë pas një mungese të gjatë. Aftësitë menaxhuese dhe shumë profesiona­le të trajnerit Milinkoviç janë 'çelësi' i suksesit për këtë arritje. Paprekshmë­ria e boshtit të skuadrës, si dhe afrimet që u bën në merkaton e verës së shkuarës e rritën ndjeshëm cilësinë e lojës së Luftëtarit. Gjirokastr­itët kanë ditur të sfidojnë jo vetëm kundërshta­rët e tyre më të fortë, por dhe gjykimet skandaloze, teksa iu afrua zonës europiane. Kur gjithçka ka përfunduar dhe të

gjithë krenohemi me suksesin e ekipit, është koha që të nisë puna nga konturimi i ekipit, pa shpresuar te data 23 qershor, që jepet edhe vendimi i Etikës. Me ndërhyrje inteligjen­te në merkato, gjë për të cilën mendoj se ekipi ka domosdoshm­ëri thuajse në çdo repart,

Luftëtari besoj dhe shpresoj se do të jetë skuadra që duhet pasur frikë. Presidenti Grigor Tavo, së bashku me stafin e tij, ka në nisur një projekt të hershëm, të cilin kërkon ta përkthejë me rezultate sezonin pasardhës", mbylli Kodra. Ndërkohë drejtuesit kanë sh-

tyrë grumbullim­in e skuadrës për në fundin e këtij muaji, por pa përcaktuar një datë fikse. Shtyrja e vendimit të Komisionit të Etikës ndryshoi edhe planet e bluzinjve për fazën përgatitor­e, e cila ishte planifikua­r të zhvillohej jashtë vendit. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania