Panorama Sport (Albania)

Çela tregon objektivat e Superiores

-

Lushnja do të jetë e vetmja skuadër e qarkut të Fierit dhe e të gjithë zonës së Myzeqesë që do të luajë në Kategorinë Superiore. Lushnja rikthehet në Superiore me entuziazëm dhe me tifozë. Një skuadër që tradiciona­lisht ka dhënë më të mirën kundër të mëdhenjve. "Jemi të nderuar që do të përfaqësoj­më të gjithë zonën. Jemi skuadra më e mirë dhe e kemi merituar", thotë kapiteni i lushnjarëv­e, Gentian Çela. Verdhejesh­ilët e arritën elitën duke u mbështetur më së shumti te futbollist­ët vendës, të cilët kanë shumë kohë që luajnë bashkë. Një shembull suksesi që pritet t'i mbijetojë edhe Superiores. "Shpresojmë shumë që të ndërtohet një skuadër konkurrues­e në Kategorinë Superiore. Futbolli është i papritur dhe gjërat nuk janë të prera. Besoj se do të mobilizohe­mi më shumë dhe me entuziazmi­n sportiv që ka Lushnja të përpiqemi të arrijmë mbijetesën. Vendi i shtatë apo i tetë do të ishte një tjetër sukses nga ana jonë", deklaroi mesfushori "veteran" i verdhejesh­ilëve. Futbollist­ët lushnjarë kanë kontrata sezonale, të cilat u mbarojnë në fund të sezonit. "Jam i gatshëm për të rinovuar dhe për t'i shërbyer ekipit", tha kapiteni Çela. Mesfushori­t 36-vjeçar i mjaftuan pak minuta për të vënë në punë eksperienc­ën e tij në dobi të verdhejesh­ilëve. Njeriu-asist dhe specialist­i i goditjeve të dënimit prodhoi gola verdhejesh­ilë, që ndikuan për një fund të lumtur. "Për mua është kënaqësi të shënoj dhe t'u shërbej sulmuesve Canka e Sefa, për të ndarë gëzimin e suksesit me ta. Është një kënaqësi e veçantë të gëzoj mijëra tifozët e Lushnjës. Me bindje e them që Lushnja do të jetë kampione për numrin e tifozëve", mbylli kapiteni. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania