Panorama Sport (Albania)

hkën ija e jo h, mini ukë i nuk më ka o ruar rino imin

Sulmuesi tetovar: Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas Champions-it

-

Merkatoja e Kukësit më shumë po zhurmon në aspektin e largimeve sesa të përforcime­ve. Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia, Izair Emini, është një nga lojtarët e Kukësit që përflitet se mund të largohet drejt një klubi tjetër. Emini, në një prononcim për "Panorama Sport", sqaron situatën e tij dhe të ardhmen. Sulmuesi pohon se pas Kupave të Europës i përfundon kontrata me Kukësin dhe atëherë do të mendojë se ku do luajë në të ardhmen. Por, e sigurt është se 31- vjeçari do të jetë pjesë e Kukësit në Kupat e Europës. Tetovari zbulon se Shkëndija e Tetovës është një ndër klubet që kanë interes për atë, por çdo gjë vendoset pasi të ketë përfunduar

kontratën me klubin e Kukësit. "Për momentin, askush nuk më ka kontaktuar nga klubi për një mundësi rinovimi, pasi kontratën e kam që të luaj edhe turet paraelimin­atore të Championsi­t. Pasi të përfundojë përfaqësim­i në Kupat e Europës, do të shikoj se çfarë do të bëj. Për të ardhmen akoma s'e kam menduar,

pasi kam edhe pak kohë të mendohem. Kam disa oferta dhe deri në fund të kontratës do t'i shqyrtoj me vëmendje dhe pastaj do vendos se ku do të luaj. Është i vërtetë lajmi se edhe Shkëndija e Tetovës ka interes për mua dhe është një nga opsionet e mia, mirëpo të shohim, më mirë t'ia lëmë kohës. Për Champions- in

mendoj se është kompeticio­ni më i fortë në botë dhe normalisht këtu luajnë ekipet më të forta. Kukësi ka bërë historinë tashmë, si në kampionati­n shqiptar, por edhe në Ligën e Europës. Tani është radha që të shkruajmë historinë e klubit edhe në Champions", u shpreh Izair Emini për "Panorama Sport". MERKATO - Kukësi nuk ka konkretizu­ar deri tani asnjë prej synimeve që ka në merkato, pasi kërkesat financiare të lojtarëve janë shumë të larta. Problem madhor mbetet sulmi, pasi dy sulmuesve kryesorë të Kukësit, Pero Pejiç dhe Izair Emini, u skadojnë kontratat në përfundim të Kupave të Europës. Deri tani, lojtarët nuk janë lajmëruar as për grumbullim­in, gjë pritet të nisë që nesër. Drejtuesit kanë në planet e tyre Eminin, por futbollist­i akoma nuk është kontaktuar për të biseduar nëse do t'i ofrohet apo jo një kontratë e re. E njëjta situatë qëndron edhe për Pero Pejiç, e ardhmja e të cilit është pezull. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania