Panorama Sport (Albania)

Revolucion te Kamza, gati trajner i ri dhe gjashtë afrime

-

Kamza është me pushime, por drejtuesit e klubit po mendojnë për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, pasi synohet ngritja e një skuadre që të mos e diskutojë mbijetesën në Superiore. Ndërkohë kanë nisur të marrin formë idetë për Kamzën e Superiores dhe minimalish­t 7-8 futbollist­ë do të largohen, përveç katër të larguarve që janë konfirmuar me kohë. Te ky grup përfshihet edhe sulmuesi Mario Morina, i cili thuhet se për momentin nuk është në planet e drejtuesve për sezonin e ri, ndaj "divorci" me ish-lojtarin e Tiranës shikohet shumë i afërt. Pra, nga skuadra që siguroi ngjitjen në elitë pritet që të spastrohen 12- 13 futbollist­ë, por do të ruhet boshti i ekipit. Përpos largimeve të shumta përflitet se do të ketë edhe përforcime mjaft të rëndësishm­e për të kompensuar lëvizjet në dalje. Sipas burimeve të "Panorama Sport" pranë klubit, mësohet se drejtuesit brenda një kohe dhjetëdito­re do të tronditin skuadrën. Revolucion­i parashikoh­et që të jetë gjithëpërf­shirës, pasi ndryshimet do të fillojnë nga pankina. Ndonëse ky staf i dha Kamzës 2 kupa në një afat të shkurtër kohor, trajneri Ramadan Ndreu nuk shikohet në planet e drejtuesve të klubit. Kështu, sipas burimeve pranë klubit mësohet se drejtuesit kanë piketuar tashmë skuadrën e ardhshme, ku boshti do të jetë i paprekur. Portieri Gjonikaj mbetet ende në planet e Kamzës, por pritet edhe afrimi i një portieri tjetër cilësor që do të rriste konkurrenc­ën. Drejtuesit janë në bisedime me disa lojtarë dhe shumë shpejt pritet që pjesë e Kamzës të bëhen dy mesfushorë krahu. Anxhelo Mumajesi i Sopotit dhe Hermes Shkullaku i Pogradecit janë më të dëshiruari­t. Drejtuesit mendojnë që brenda muajit qershor skuadra të jetë e gatshme për fazën përgatitor­e. Falë bashkëpuni­mit të ngushtë Bashki-Presidencë, po parashtroh­en të gjitha procedurat dhe problemati­kat e klubit, duke diskutuar rreth kërkesave më të nevojshme që ka Kamza. Pothuajse të gjithë lojtarëve të sezonit të shkuar u ka mbaruar kontrata me Kamzën dhe asnjëri prej tyre nuk figuron në kontratë pas muajit qershor. Gjithsesi, nga ky grup lojtarësh pa kontratë, pritet që disa prej tyre t'u ofrohet rinovimi dhe njëri prej tyre është kapiteni Jetmir Sefa. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania