Panorama Sport (Albania)

Stadiumi i ri, një mallkim për Elbasanin

Verdheblut­ë për turp, në tri vite ekipi preku fundin

- VLADIMIR MEMA

Klubi i futbollit të Elbasanit është një aset i futbollit shqiptar, ndonëse këtë sezon do të luajë në Kategorinë e Dytë. Sido që të shkojnë punët, një klub tradite do dijë të kthehet një ditë atje ku i takon, ndonëse ky është një proces që mund të zgjasë pak ose shumë. Kjo gjë do të varet nga projektet e klubit dhe nga investimet që do të bëhen. Duket si një ironi e fatit, por ky klub nisi zbritjen në momentin kur filloi të luajë në një tjetër aset të futbollit shqiptar, në "Elbasan Arena". Gjithnjë nëse këtë stadium mund ta quajmë aset, duke marrë parasysh se është një nga më modernët në vendin tonë, ku edhe luan dhe Kombëtarja shqiptare. Përgjithës­isht, stadiumet e reja nuk i kanë sjellë fat asnjë skuadre në vendin tonë, por me Elbasanin duket sikur fati u tregua tej mase i pamëshirsh­ëm, duke e dërguar skuadrën verdheblu në nivelin më të ulët të historisë së vet.

STADIUMI - Kur "Elbasan Arena" nisi ndërtimin, verdheblut­ë luanin në Kategorinë e Parë dhe bëhet fjalë për muajin shkurt të vitit 2014. I zhvilloi ndeshjet jashtë Elbasanit dhe në fund të atij edicioni u ngjit në Superiore, tanimë me një stadium modern. Verdheblut­ë kishin luksin të luanin në një impiant modern, ndonëse disa ndeshje edhe u degdisën në stadiume të tjera, për shkak të përballjev­e ndërkombët­are që luheshin në Elbasan. Në përfundim të edicionit, verdheblut­ë zbresin nga kategoria. Starton sezoni pasardhës në Kategorinë e Parë, me një Elbasan që hyn si pretendent për në Superiore, por vetëm në javën e fundit arrin të sigurojë qëndrimin në kategori. Në sezonin që sapo lamë pas, verdheblut­ë ranë në Kategorinë e Dytë, duke e pasur kurbën e rezultatev­e gjithnjë e në ulje. Nëse vazhdohet me këtë logjikë, "mallkimi" i stadiumit "Elbasan Arena" mund të vazhdojë ende, ndonëse është e tepërt të mendohet se mund të shkojnë më poshtë sesa kaq. Në tri vite me këtë stadium, Elbasani ka parë veçse zhgënjim, ndonëse në fund duhet thënë se elbasanasv­e nuk ua ka fajin stadiumi që përfunduan në Kategorinë e Dytë. Në ditët në vijim do të mësohet më shumë për të ardhmen e ekipit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania