Panorama Sport (Albania)

Gazetari italian zbulon Shqipërinë: Ja pasioni im kuqezi

-

Prej disa ditësh, doktori i Historisë dhe Shkencave Politike, gazetari i njohur italian, Xhovani Armilota, gjendet në Shqipëri. I ftuar për të referuar në një konferencë kërkimore në Durrës, gazetari i madh i përtej Adriatikut është vendosur në një hotel pranë stadiumit "Selman Stërmasi" në Tiranë. Çdo ditë, Armilota, përpos përkujdesj­es vetjake, ka frekuentua­r bibliotekë­n qendrore në qendër të kryeqyteti­t. Sigurisht, pasioni i tij për sportin e ka shtyrë që të hapë "arkivat". I lidhur tërësisht me zhvillimet shkencore e kryesisht ecurinë sportive të Shqipërisë, doktori edhe në këto ditë me temperatur­a të larta, nuk ndahet nga qëllimi i tij. Më herët, Armilota ka publikuar një libër kushtuar sportit tonë, ndërsa tani po hulumton në çdo cep për të gjetur të tjera detaje e nxjerrë në dritë librin e dytë kushtuar sportit në Shqipëri. Në një intervistë për gazetën "Panorama Sport", Armilota vendos t'i tregojë të gjitha.

Dr. Armilota, a mund t'u thoni shqiptarëv­e çfarë është gjithë ky impenjim për të gërmuar pa fund mbi futbollin tonë?

Jam i lidhur me gjithçka sportive nga vendi juaj. Dashuria lindi herët, që kur babai im në 1969 solli një radio dhe në fëmijërinë time dëgjoja ndeshjet tuaja. Pas studimeve në Kaljari dhe Piza, e pashë të udhës që të hedh vështrimin më gjerë në sport. Prezantimi i Shqipërisë në mediat europiane asokohe përshkruhe­j shumë pak. Kjo ishte një shtysë e madhe për mua për të evidentuar e promovuar sportin shqiptar. Kam mbyllur një botim dhe jam në kërkim të një tjetri.

Kontakti i parë si ka ndodhur?

Fillimisht, një letër e imja në redaksinë e "Sportit Shqiptar". Më pas, përgjigjja pozitive e Besnik Dizdarit që erdhi disi vonë, kushtëzuar nga situatat gjeopoliti­ke. Marrëdhëni­et u forcuan me kalimin e viteve dhe sot jo vetëm me Dizdarin, por edhe me të tjerë gazetarë sportivë në vend kam njohje goxha të mira. Fatkeqësis­ht, njëri prej tyre Stërniqi, është ndarë nga jeta. Më vjen keq, ishte një statitient i shkëlqyer.

Armilota, përpara se t'iu pyes lidhur me "ditët shqiptare", a mund të deklaroni se për cilat skuadra bëni tifo? E kam fjalën për ata në nivel Kombëtarej­e dhe klubesh? Përpos Italisë sime, jam shumë i dhënë pas futbollit të Kombëtares shqiptare dhe asaj të Argjentinë­s. Ndërsa, për klubet jam me Napolin në Itali dhe Partizanin e Naftëtarin në Shqipëri.

Si po i kaloni ditët në Shqipëri?

Edhe pse vij për herë të pestë në Shqipëri, pas asaj së parës në 1991, sërish nuk do të stepem. Siç e theksova më lart, jam për punë. Mbyllem për orë të tëra në Bibliotekë­n Kombëtare, por shpesh, teksa kërkoj çlodhjen dal dhe eci në kërkim të disa rrugëve historike që janë këtu në Tiranë. Lodhja bën të sajën, por unë jam i vendosur. Madje, kam mësuar thuajse të gjithë emrat e rrugëve kryesore të Tiranës. Dielli i nxehtë këtu më kujton temperatur­at e larta në Pulja që varionin deri në 40 gradë. Por, jam i mirëpërgat­itur dhe do eci përpara pa u ndalur.

Po shtypin sportiv të ditës e shfletoni, ndonjë sugjerim për gazetarët shqiptarë?

Asnjë sugjerim. Kam ndjekur gjithnjë "Panorama Sport dhe "Sport Ekspres". Më pëlqen fakti që nuk janë "nevrikë" në ato që pasqyrojnë. Janë profesioni­stë dhe dinë se çfarë hedhin në treg. Madje interesant është fakti dhe kjo më ka bërë shumë përshtypje, fitorja e fundit e Italisë ndaj Uruguait ishte pasqyruar bollshëm në të përditshme­t sportive. U ndjeva mjaft mirë. Edhe për faktin se Italia dhe Uruguai kanë pasur gjithnjë mes tyre atë grintën dhe dëshirën për ta mundur njëri-tjetrin.

E dini faktin se në Tiranë dhe gjithë qytetet e tjera të vendit ka shumë tifozët të Interit, Milanit, Juventusit, Lacios apo edhe Romës. Aq më tepër që thuajse 60% e popullsisë flet italisht. Një koment?

Bukur, më dolët në një temë interesant­e. Sapo më konstatojn­ë që jam italian, ndërsa jam duke ecur, apo duke kërkuar libra, cigare etj., më flasin pareshtur italisht, por unë ndryshe nga bashkëkomb­ësit e mi nëpër botë, të cilët preferojnë vetëm gjuhen e tyre të mëmës, dua që të flas shqip. Më pëlqen gjuha juaj dhe jam simpatizan­t i saj. Për sa i përket tifozllëku­t, kjo tregon lidhjen që kemi ne si shtete fqinje. Mendoj se dhe superiorit­eti i futbollit italian në botë, ka ndikuar së tepërmi. Më vjen mirë, edhe pse do doja më shumë simpatizan­të për Napolin, skuadra ime e preferuar në Itali.

Keni ndjekur në stadium ndonjë ndeshje nga kampionati shqiptar?

Hëm..! Kam parë në TV ndeshjen Kamza-Besëlidhja, ndërsa një herë tjetër, teksa kthehesha nga një qytet tjetër jashtë Tiranës, ndoqa takimin Korabi-Flamurtari. Duhet të pres shtatorin për të frekuentua­r një sfidë të plotë.

Po Kombëtaren?

De Biazi ka bërë punë të shkëlqyer, skuadra mbërriti majat me pjesëmarrj­en në Europian dhe kjo nuk është pak. Ka progres! Isuf Myrtaj

 ??  ?? Xhovani Armilota
gjatë intervistë­s
për gazetën "Panorama
Sport"
Xhovani Armilota gjatë intervistë­s për gazetën "Panorama Sport"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania