Panorama Sport (Albania)

Doçi bën polemika me Pëllumbin

Kreu i Agjencisë të Shërbimit të Sporteve, pretendime për shmangien e Mjekësisë Sportive

-

Përfaqësim­i i Shqipërisë në volejbolli­n e femrave, për të dytin vit radhazi në Ligën e Europës, për më tepër me një arenë sportive të re, nuk i ka shuar konfliktet në komuniteti­n sportiv. Pak përpara premierës në sallën sportive të lojërave me dorë "Feti Borova" në Parkun Olimpik mësohet se ka pasur edhe një polemikë mes drejtorit të Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, Bledar Doçi dhe presidenti­t të Federatës Shqiptare të Volejbolli­t, Erlind Pëllumbi. Mësohet se Doçi ka shprehur rezerva për mospërfshi­rjen në stafin teknik të kombëtares, specialist­ë fizioterap­istë nga radhët e Mjekësisë Sportive, e cila është nën juridiksio­nin e AGJS-së. Doçi mësohet se ka pasur pretendime­t se, përse Federata kishte zgjedhur fizioterap­istë privatë. Madje, këtë shqetësim drejtori i Agjencisë që, për momentin ka nën administri­m Parkun Olimpik deri në momentin e dorëzimit te Bashkia Tiranë të Parkut Olimpik, e ka shprehur edhe një postim në rrjetin social "Facebook". Gjithashtu, Doçi e quajti të pavend nga ana e federatës që në ambientet e brendshme të Parkut Olimpik mungonin banesa me logon e Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. "Urime trajnerëve dhe vajzave të volejbolli­t shqiptar për punën e palodhur dhe të përkushtua­r për të përfaqësua­r ngjyrat kuq e zi në këtë turne paraelimin­ator. Një vërejtje për Federatën Shqiptare të Volejbolli­t që injoroi institucio­net shtetërore si MAS (Ministria e Arsimit dhe Sportit) apo Agjencinë e Sportit duke mos vënë minimalish­t logon e MAS-it apo edhe të Bashkisë Tiranë në banderolat e evenimenti­t, si edhe duke mos bashkëpunu­ar me sektorin e Mjekësisë Sportive pranë Agjencisë së Shërbimeve të Sportit, gjë e cila nuk ka ndodhur me Federatat e tjera Sportive deri më sot. Forca Shqipëri!".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania