Panorama Sport (Albania)

Zyrtarizoh­et Patrik Shik, Verati i vetofrohet Juves

Agjenti i mesfushori­t italian u “shkel” syrin torinezëve

- Përgatiti: ENDRIT REXHO

Tani mund të thuhet që gjithçka është zyrtare. Patrik Shik është lojtari më i ri i Juventusit. Talenti çek, që i ka mahnitur të gjithë me sezonin e tij te Sampdoria, ishte në krye të listës së Marotës dhe Paratiçit për të përforcuar skuadrën e Alegrit. Ka qenë vetë sulmuesi, i cili përpara disa ditësh tha se të shtunën do të arrinin një akord me Juventusin. Mendohet se në këtë marrëveshj­e vendimtare ka qenë dëshira e lojtarit, i cili kërkoi me ngulm kalimin te torinezët. Gjatë mëngjesit të djeshëm, dy klubet, që po merrnin pjesë në mbledhjen e Ligës ku u fol për të drejtat televizive për Serinë A, kanë arritur që të bien dakord mbi transferim­in e Shik te Juventusi.

Vetofrohet Verrati - Mesfushori italian Marko Verrati ka qenë lojtari i parë i PSG-së që ka kontaktuar me drejtorin e ri sportiv të klubit, Antero Henrike. Talenti 25-vjeçar ka filluar të diskutojë për rinovimin e kontratës, argument që qarkullon prej ditësh tek ekipi parisien, që rrezikon të humbasë një nga talentet e saj më të mirë në merkaton e ardhshme. Verrati, 25 vjeç, ka një kontratë me klubin francez, që skadon më 30 qershor 2021 dhe përfiton një rrogë prej 6 milionë euro. Diskutimi mbi këtë rinovim qëndron te zgjatja e saj deri në 2022 apo 2023, me një rrogë që do t'u afrohet shumë 10 milionë eurove. Për Verratin ka shumë klube që interesohe­n, që nga Barcelona e deri te Juventusi, por lojtari përpara se të vendosë për të ardhmen e tij, do të jetë i qartë për programin që PSG-ja ka për të. Vlerësimi i tij në merkato është rreth 45 milionë euro. Sipas gazetës franceze "Le Parisien", drejtori sportiv i PSG-së, Henrike, po përpiqet të gjejë argumentet e duhur për të bindur italianin që të qëndrojë te francezët. "Dëshira e PSG-së është që ta mbajë Verratin me çfarëdollo­j kostoje, të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët

e ardhshme", ka shpjeguar agjenti i mesfushori­t, Donato Di Kampli. Në pyetjen që iu bë për një ofertë të mundshme të Juventusit, agjenti e pohoi dhe shtoi se "konsideroh­et goxha tërheqëse për ne. Do të ishim të lumtur nëse kalojmë te Juventusi".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania