Panorama Sport (Albania)

Lihshtajne­r kthehet në modë, Interi “bllokon” Karsdorp

-

Emri i mbrojtësit të Juventusit, Stefan Lishtajner, ka disa vite që qarkullon në orbitën zikaltër. Interi ka marrë në konsiderat­ë profilin e Lishtajner, si përforcimi­n e duhur për krahun e djathtë të mbrojtjes. Në sezonin e fundit, ish- mbrojtësi i Lacios e ka parë shumë pak herë fushën e blertë me fanellën e Juventusit dhe prej kësaj po mendon që të ndryshojë ambient. Sipas "Gazzeta dello Sport", Interi e ka kërkuar edhe një vit më parë mbrojtësin 33- vjeçar, por duket se këtë vit mund të jetë diçka më serioze, duke parë që zvicerani është bindur që të largohet nga Juventusi. Për zikaltrit do të ishte një goditje me shumë pak shpenzime, por me eksperienc­ë të madhe. Karsdorp, shumë pranë - Zikaltrit, pas zyrtarizim­it të trajnerit, kanë filluar që të lëvizin në merkato. Spaleti ka kërkuar nga Auzilio dhe Sabatini që të bëhen menjëherë disa ndërhyrje në mbrojtje, i cili shikohet si reparti më me shumë probleme. Me afrimin e mundshëm të Dalbertit zikaltrit do ta zgjidhnin problemin e krahut të majtë. Gjithashtu po mendohet që të blejnë dhe një mbrojtës të djathtë. Për këtë përforcim, drejtuesit e klubit kanë hedhur sytë në kampionati­n holandez, ku pëlqehen Tete (Ajaks) dhe Karsdorp ( Feinord). Lëvizjet janë përqendrua­r te lojtari i dytë, për të cilin Interi ka ofruar plot 15 milionë euro, duke kaluar Romën që ka ofruar 12. Nuk është akoma shifra

që kërkohet nga Feinord ( 18 milionë), por është e qartë që zikaltrit kanë dhënë një sinjal për mbrojtësin 22vjeçar. Së shpejti pritet që të ketë një kundërpërg­jigje të Romës, duke e kthyer në një betejë të vërtetë blerjen e Rik Karsdorp.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania