Panorama Sport (Albania)

"Fillon" merkato e Interit, ja lëvizjet e para të zikaltërve

-

Pas zyrtarizim­it të Spaletit si trajneri i ri i zikaltërve, Interi është gati që të fillojë të bëjë blerjet e para për të përforcuar skuadrën. Dëshira më e madhe është që si fillim të përforcohe­n krahët, kryesisht në mbrojtje dhe emrat më "të nxehtë" deri tani janë tre: objektivi i parë është Rydiger, i dobishëm për qendrën e mbrojtjes, më pas është afër Dalbert i Nicës dhe emri që është bërë publik vetëm ditën e djeshme, Karsdorp. Këta tre lojtarë kanë qenë emrat e parë që Spaleti u ka komunikuar Auzilios dhe Sabatinit, në takimin e ditës së premte. Trajneri i konsideron ata si lojtarët e duhur për skemën e re që do të përdorë tek Interi, skemë që zikaltrit janë mësuar prej vitesh ta shohin: 4-2-3-1.

Në dalje- Po punohet edhe në hyrje, por dhe në dalje, duke parë që është e nevojshme që llogaritë të mbahen në vend, duke mos rrezikuar një tjetër dënim prej "Fair Play" financiar. Në këtë sens duhet të bëhet kujdes mbi situatën e Ivan Perisiç, i cili po ndiqet me shumë kujdes nga anglezët e Mançester Junajtid. Oferta më e fundit e "djajve të kuq" ka kapur shifrën e 40 milionë eurove, ofertë e cila është refuzuar nga ana e zikaltërve, të cilët nuk duan të dëgjojnë për oferta që janë poshtë 55 milionë eurove.

Në hyrje - Ndërkohë, për mbrojtjen, ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për sa i përket Rydiger dhe Dalbert. Roma për gjermanin kërkon të paktën 40 milionë euro, ndërsa Interi është i gatshëm të arrijë deri në 30 milionë euro. Ardhja e Spaletit tek Interi mund të luajë një rol kyç për këtë marrëveshj­e, duke parë se Rydiger i ka marrëdhëni­et e shkëlqyera me ish-trajnerin e Romës. Ndërsa për 24-vjeçarin Dalbert, mbrojtësi i majtë me pasaportë braziliane, marrëveshj­a mund të arrihet për 12 milionë euro. Një akord që mund të quhet "i mesëm", duke parë kërkesën e Nicës (15 milionë euro) dhe ofertën e zikaltërve (10 milionë euro).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania