Panorama Sport (Albania)

ra !ilan, ide het ri"thi#i

Mena heri aiola mund ta përfshijë në kontratën e rinovimit të Donarumës

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Zlatan Ibrahimovi­ç mund të jetë qershia mbi tortë e merkatos kuqezi. Sulmuesi i dëmtuar në Ligën e Europës me Mançesteri­n, pas zyrtarizmi­t të divorcit të tij nga "djajtë", mund të rikthehet te Milani. Lajmi vjen nga Suedia, ku gazetarja vendase Xhenifer Vegerup lëshon bombën e radhës për merkaton kuqezi. Sipas emisionit të saj në valët e radios "TM_", nëse Toti luajti deri në moshën 40 vjeç, diçka të tillë mund ta bëjë fare mirë edhe Ibrahimovi­ç, i cili po vijon shërimin me hapa të shpejtë pas dëmtimit të ligamentev­e te gjuri i djathtë. Suedezi pa skuadër, por me një menaxher shumë të aftë si Mino Raiola, sigurisht që nuk do të vuajë për oferta të majme e klube prestigjio­ze, por ajo që mund ta sjellë drejt Milanit, përveç dashurisë të stërpërsër­itur për kuqezinjtë, mund të jetë kontrata e një ylli që sapo ka lindur buzë Naviljos (lumi i Milanos). Në fakt, prej javësh në "Casa Milan" është kthyer në çështje rinovimi i kontratës së Xhixho Donarumës. Edhe portieri, ashtu si shtatlarti nga Malmoe, ka menaxher Mino Raiolën dhe këtu gjithçka lidhet. Sipas gazetares Vegerup, pikërisht agjenti mund të përdorë kontratën e re të gardianit kuqezi si karrem për të "detyruar" krerët e "Djallit" të punësojnë Zlatan Ibrahimovi­ç. Dilemat që lidhin këtë transferim më shumë sesa të karakterit ekonomik kanë të bëjnë me atë fizik. Sa mund të përballojë gjuri i Ibrës? Po trupi i tij prej 35-vjeçari? Sikur të mos mjaftonin spanjollët e "Marca" që e shohin suedezin në kampionati­n amerikan, duhet thënë se Milani i ri po ndërtohet mbi lojtarë të rinj dhe cilësorë e nëse mbi cilësitë e suedezit nuk ka dyshime, është forma e tij ajo që shqetëson. Vetë futbollist­i ditën

e djeshme publikoi një video ku tregoi se këpucët e futbollit i mbante veshur edhe në shtrat, çka flet qartë për objektivin e tij për t'u shëruar në kohë rekord. A do të mjaftojë gatishmëri­a e "Ibrakadabr­ës" për një rikthim të bujshëm, që duke parë statistika­t, do t'i sillte Milanit trofeun e

radhës? Po të varej nga tifozët, me siguri ata do ta prisnin krahëhapur, por përgjigjja e kësaj pyetjeje do të vijë nëpërmjet merkatos, ndërkohë që ajo e Raiolës pritet disi më shpejt, ndoshta që të martën, ku Donaruma duhet të bëjë publike nëse e ka pranuar ofertën për rinovim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania