Panorama Sport (Albania)

# atë #end n ende për !ilanin dhe "ëshill n as nen

-

Në një intervistë për mediat italiane, vajza e ish-presidenti­t Silvio Berluskoni, Barbara, ka folur për lidhjen e babait të saj me Milanin, për merkaton kuqezi dhe pa dyshim edhe për portierin Donaruma, i cili po vonon të rinovojë kontratën me klubin. Duke shpjeguar dashurinë e Berluskonë­ve për ngjyrat kuqezi, ajo shpjegoi: "Pavarësish­t shitjesh, dashuria nuk është pakësuar. Babai mbetet i lidhur me skuadrën dhe shpesh flet me administra­torin Marko Fasone mbi situatën ose për t'i dhënë ndonjë këshillë". Barbara është në krye të "Fondacioni­t Milan", por nuk është roli që e bën tifoze: "Im atë është tifozi i parë i kësaj skuadre dhe e vuajti shitjen e klubit, por ai beson se ka qenë një zgjedhje e drejtë. Për sa më përket, unë vërtet punoj në shoqëri, por jam disi më racionale, pavarësish­t se jam shumë e lidhur me Milanin. Fundja jam rritur në një familje kuqezinjsh dhe normalisht jam tifoze.". Për sa i përket merkatos, ish-administra­torja kuqezi, rol që e ndante me Galianin, është e kënaqur me blerjet e klubit dhe shprehet optimiste mbi të ardhmen: "Në lidhje me të ardhmen e skuadrës, kam ndjesi pozitive. Mirabeli dhe Fasone po bëjnë një punë të shkëlqyer dhe këtë e dëshmojnë blerjet e mbyllura deri tani. Jam shumë e lumtur, sidomos për mënyrën e komunikimi­t nga drejtuesit, të cilët po tregohen shumë transparen­të në lëvizjet dhe zgjedhjet tyre". Në fund, pinjollja e Berluskonë­ve ka edhe një apel për Donarumën, për të cilin uron nënshkrimi­n e kontratës së re: "Milani ka nevojë për një flamur dhe ai i ka të gjitha cilësitë për t'u bërë një i tillë. Bisedimet vazhdojnë, por si tifoze shpresoj që ai të qëndrojë te Milani".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania