Panorama Sport (Albania)

Mou: Kam zgjedhur gjithmonë skuadra që kanë probleme

“Ramos tani ngre kupa, më parë s'njihte çerekfinal­et”

-

Trajner fitues, apo tra jner që më mirë se gjithçka tjetër di të ankohet? Nëse i doni të dyja tiparet në një, ai është Zhoze Murinjo. Këtë herë nuk analizon sezonin, por karrierën. Mes zgjedhjeve të vështira, thumbave për futbollist­ët që ka drejtuar, por pa dyshim me krenarinë që deri tani ka bërë diçka të mirë në futbollin europian dhe e ka bërë Portugalin­ë të ndihet krenare. Në një intervistë për "Expresso", trajneri i Mançester Junajtid i sqaron të gjitha. ZGJEDHJE TË VËSHTIRA...

Ka drejtuar gjithmonë skuadra të mëdha dhe me histori në futbollin europian, por Murinjo thotë se asnjëherë nuk ka qenë i qetë dhe i bindur për zgjedhjet që ka bërë, për faktin që në këto ekipe ka pasur shumë futbollist­ë që nuk kanë fituar kurrë dhe ka qenë një nga vështirësi­të më të mëdha. "Jam i keq në momentin kur duhet të zgjedh një skuadër, sepse shkoj gjithmonë në klubet që kanë kaq shumë probleme. Në vitet e fundit kam zgjedhur skuadra si Inter, Real Madrid dhe Mançester Junajtid, skuadra që donin të fitonin, por sigurisht që e kishin të vështirë dhe ishin vite dritë larg këtyre triumfeve", ka sqaruar fillimisht Murinjo. Një deklaratë që ndoshta thumbon edhe rivalët e tij trajnerë, që ndoshta shpeshherë i gjejnë gjërat gati dhe skuadrat që ata drejtojnë duan shumë pak ndryshime për të arritur suksesin. THUMBIME RAMOSIT

Nuk e kuptuat atë që tha Zhoze Murinjo pak më parë? Ai nuk mendohet dy herë për të dhënë një shembull, madje duke zgjedhur edhe një nga mbrojtësit më të mirë në botë në vitet e fundit. Ai që në dy radhazi ka fituar dy Champions. "Doni një shembull? Marrim Serxho Ramosin. Pak ditë më parë ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve dhe u bë kampion për të tretën herë radhazi. Kur unë mora drejtimin e skuadrës në vitin 2010, nuk kishte luajtur asnjë çerekfinal­e", thotë më tej "Special One". JUNAJTID, LARG EPOKËS "FERGI"

Gjatë intervistë­s së tij, Murinjo u ndal edhe tek aktualitet­i dhe skuadra që drejton prej një sezoni. "Te Junajtid u gjenda në një situatë delikate dhe të vështirë, sepse kisha në skuadër disa lojtarë që nuk dinin se

çfarë do të thoshe të fitoje. Ishin shumë pak ata që kishim mbetur nga epoka e ' Fergusonit'. Unë nuk mund t'u mësoj futbollin këtyre lojtarëve. Ajo që mund të bëj është t'i mësoj të mendojnë. Gjëja më e rëndësishm­e janë idetë", theksoi Mou. Nuk

mund të mungonin batutat e fundit për Guardiolën dhe Sakin. "Guardiola është një pikë referimi për spanjollët, ashtu si Saki për italianët. Mendoj se edhe unë kam kontribuua­r pozitivish­t për trajnerët portugezë", përfundoi Murinjo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania