Panorama Sport (Albania)

Hamilton, si legjenda Sena

Në Çmimin e Madh të Kanadasë e pason Fetel dhe Valteri Botas

- OLGERT SERANI

Luis Hamilton bën kryevepër dhe fir mos "pole position"-in e katërt sezonal në Çmimin e Madh të Kanadasë dhe të 65-ën në total në karrierën e tij. Me këtë "pole", piloti britanik i Mercedesit barazoi legjendën braziliane të Formula 1, Airton Sena, në vendin e dytë të renditjes së të gjitha kohërave. I dyti do të rreshtohet në vijën e startit Sebastian Fetel me Ferrari (+0.330 sekonda) në një duel në garë që premton të jetë befasues. Në radhën e dytë do të jenë Valteri Botas dhe Kimi Raikonen, ndërsa pas shpinës së tyre do të nisen dy makinat Red Bull të Verstapen dhe Riçiardo. Hamilton ka rishkruar historinë në Formula 1 me një magji të vërtetë. Britaniku, i cili u duk në vështirësi ndaj Ferrarit gjatë provave të lira, në kualifikue­se ka bërë mrekullinë me një xhiro të çmendur me kohën e regjistrua­r 1' 11" 459 duke "zeruar" rekordin në kualifikue­se të Ralf Shumaker që kishte zgjatur që nga viti

2004. Kështu Hamilton barazon idhullin e tij Airton Sena dhe tashmë është vetëm tre "pole position" larg nga lideri i të gjitha kohërave, Mikael Shumaker. Një emocion i jashtëzako­nshëm për të, i cili gjithashtu ka marrë edhe kaskën e Senës si një dhuratë nga familjarët e legjendës në fundin e kualifikue­seve. Sebastian Fetel në fund u detyrua të ngrejë flamurin e bardhë. Gjermani i "kokëkuqes" u përpoq të shfrytëzon­te një strategji të ndryshme, me tri tentativa me goma ultrasoft gjatë sesionit të tretë, por Hamilton tregoi se është me të vërtetë i paarritshë­m dhe diferenca me 3 të dhjetat mes të dyve janë një dëshmi. Në çdo rast, për garën, ku me shumë gjasa do të ndjekë si strategji një "pit stop" beteja mes këtyre dy pilotëve parashikoh­et përsëri të jetë spektakola­re. Në radhën e dytë do të jenë Botas dhe Raikonen, ku asnjëri prej tyre nuk mundi të zbresë poshtë kufirit të 1'12", krahasuar me dy shokët respektivë të skuadrave që ishin fenomenalë. Radha e tretë, pak për të thënë, do të jetë e gjitha Red Bull, me Maks Verstapen që ka qenë rreth një të dhjetat e gjysmë më i shpejtë se Daniel Riçiardo. Një prezantim pozitiv ka bërë edhe Felipe Masa, me kohën e shtatë më të shpejtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania