Panorama Sport (Albania)

Pedroza, “pole position” surprizë në Barcelonë

Spanjolli i Hondës bën "bis" këtë sezon

-

Do të jetë një Honda që do të niset nga "pole position"-i në "Grand Prix"-in e Barcelonës në MotoGP. Në fakt nuk do të jetë Mark Markez, i rrëzuar dy herë, por Dani Pedroza, i cili ishte më i shpejtë në kualifikue­se, duke shënuar kohën finale 1'43"870. Në radhën e parë të nisjes do të rreshtohet edhe Dukati i Horge Lorencos dhe Danilo Petruçit, respektivi­sht i dyti dhe i treti nga pak më shumë se tre të dhjeta. Koha e katërt u regjistrua nga Markez, përparaAle­ks Espargaro meAprilia. I shtati Doviciozo, ndërsa për t'u harruar ka qenë Yamaha me vendin e nëntë të Maverik Vinales dhe të 13-in e Rosit, i eliminuar në sesionin e parë. Kur të gjithë prisnin shpërthimi­n e Markezit, vjen edhe surpriza. Në një pikë e cilësuar e tillë, pasi Pedroza merr "pole position"-in e dytë sezonal. Spanjolli ka qenë i zoti të limitojë gabimet dhe të zbresë nën kufijtë e 1'44". Duke marrë parasysh kushtet për garën, me një degradim të madh të gomave dhe një pjesë e dytë të garës për t'u pilotuar në mbrojtje, ai mund të jetë edhe piloti për t'u mposhtur. Kjo edhe për faktin që Markez, i kuotuar si favorit, u rrëzua dy herë në kualifikue­se dhe sigurisht ka humbur një "grimë" besimi. Gjithsesi, ai dha gjithçka për të qëndruar në front. Por që në garë, megjithatë, nuk mund ta teprojë më, sepse ka humbur tashmë shumë pikë dhe duhet të tregohet mjaft i kujdesshëm. Sakaq janë kthyer kompetitiv­ë motorët Dukati me Horge Lorencon, që tani ëndërron një fitore të parë me të kuqen. Gjithashtu edheAndrea Doviziozo ka shanset për të thënë fjalën e tij. Për të mos harruar Danilo Petruçin, i cili, pas podiumit në garën e fundit në Muxhelo, përse jo është një kandidat potencial për të bërë "bis". Po ashtu edhe Aprilia e Aleks Espargaro ka arsye të ëndërrojë, edhe pse ndoshta deri tani nuk ka mundur të korrë atë që ka mbjellë. Vështirë se mund të thuhet kështu për Yamahan që do të luftojë për një fitore të mundshme. Maverik Vinales mbrojti veten sa ai mundi, por prapësepra­pë është larg nga Honda dhe Dukati. Vështirësi­të e M1 janë një problem i madh, sidomos për Valentino Rosin. Italiani po paguan shtrenjtë vështirësi­të e motorit të tij në të gjitha sesionet e provave të lira.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania