Panorama Sport (Albania)

Jelena Ostapenko, "mbretëresh­a" e Parisit

-

Jelena Ostapenko fitoi turneun e femrave në "Roland Garros". Në tokën me dhe' parisiene, tenistja letoneze, e cila mbushi 20 vjeç më 8 qershor, u shpall kampione e "Grand Slam"-it në fundin e tre seteve ndaj rumunes Simona Halep me rezultatin 4-6, 6-4, 6-3 pas dy orësh e dy minutave finale duke festuar për herë të parë në karrierë. Ostapenko ka hyrë në historinë e tenisit botëror që arrin të fitojë turneun duke e nisur atë nga kualifikue­set. Një përmbysje sensaciona­le e numrit 47 në botë, edhe pse e pa veten në disavantaz­h të një seti dhe 3-0 në setin e dytë. Ndërkohë që Halep ndalet sërish në finale, ashtu si në vitin 2014, kur fituese ishte Maria Sharapova. Jelena Ostapenko, 20 vjeç e 2 ditë, ishte finalistja më e re në "Roland Garros" që prej kohës së Ana Ivanoviç, kur u kualifikua në finalen e 2007-ës e humbur përballë Xhastini Henin. Për letonezen, kjo është një datë historike, pasi u bë fituesja më e re e "Roland Garros" e 20 viteve të fundit. Në vitin 1997, trofeu do të ngrihej nga Iva Majoli, asokohe 19 vjeç dhe 300 ditë. Me këtë sukses, Ostapenko katapultoh­et e 12-ta në renditjen botërore, ndërsa Halep e dyta.

MESHKUJ- Finalja më e bukur e "Roland Garros" në konkurrimi­n e meshkujve pritet të jetë ajo e sotmja, ku përballë do të jenë Rafael Nadal dhe Stan Vavrinka. Një finale "gladiatorë­sh" e një turneu ndoshta më i vështiri dhe rraskapitë­si i katër "Grand Slam"-ve. 32 vitet e 2 muaj e zviceranit Vavrinka dhe 31 vitet e spanjollit bëjnë që kjo do të jetë finalja e parë e luajtur në Paris, ku protagonis­tët i kalojnë 30 vitet që nga viti 1969 në finalen mes Rod Lever (ai ishte 30 vjeç e 9 muaj) dhe Ken Rozuell (34 vjeç e 7 muaj).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania