Panorama Sport (Albania)

Rekord i Klivlend, shtyn festën e Golden Steit

-

Nuk ka një "play off" perfekt, njëherësh shtyhet festa e titullit kampion për Golden Steit Uoriors, e cila u dorëzua plotësisht 137- 116 në finalen e katërt të NBA-së përballë Klivlend Kavaliers. Në "Quicken Loans Arena", kampionët në fuqi në disavantaz­h 0-3 dhe të vënë me shpatulla pas muri nga kalifornia­nët, kësaj here kanë bërë një ndeshje fenomenale, 24 trepikësha të realizuar nga 45 tentativa, të drejtuar nga 40 pikët e Irving dhe LeBron Xhejms, autor i një triplete dyshifrore. Seria e finaleve do të luajë aktin e saj të pestë në Ouklend të martën. Kavaliers u duhej një performanc­ë irreale për të mposhtur kampionët e Konferencë­s së Perëndimit. Dhe formacioni i Ohajos e nis furishëm ndeshjen, duke shënuar nga çdo pozicion i mundshëm, sidomos nga harku dhe menjëherë marrin avantazhin e +16 pikëve (29-13). Ndërkohë rivalët përgjigjen shpejt dhe rikuperojn­ë në -6 pikë me tri gjuajtjet e lira të Durant. Por përsëri humbin terren përballë Irving, perfekt në finalizime­t për tri pikë. Pikët e shënuara nga Klivlend në fundin e periodës së parë janë 49, rekord në NBA për një periodë në një finale. Edhe në pjesën e dytë luhet e njëjta tablo me Golden Steit, që e ka të pamundur të gjejë "recetën" e duhur ndaj "rrebeshit" të trepikësha­ve të "Mbretit" Xhejms, Lav apo edhe JR Smith. Fundi i pjesës së parë lexon shifrat 86-68 (një tjetër rekord për pikët e realizuara në një pjesë loje, 86, në një finale. Në pjesën e dytë nxehen gjakrat, ku lojtarët nga të dyja kampet rrezikojnë edhe teknikë përjashtim­i. Faulle të shumta, por që sërish loja mbetet në duart e Kavaliers. Uoriors tenton të rihapë lojën dhe çon në - 11 pikë 115-104. Por krejt takimi përfundon me fitoren e Klivlend me rezultatin e përgjithsh­ëm 137-116. Me të drejtë Kavaliers ka zhvilluar një takim ëndrrash ku lideri i tyre Xhejms regjistroi 31 pikë, 10 topa në tabelë dhe 11 asiste. Kjo ishte tripleta e nëntë dyshifrore në karrierën e tij në finalet e NBAsë, një rekord absolut që thyen atë të Mexhik Xhonson, i ndalur në tetë. Uoriors nuk mund të bënte më shumë pavarësish­t 16 pikëve e 14 topave në tabelë të Grin, 14 pikëve e 10 asisteve të Stefen Kurri dhe 35 pikëve (15 nga 16 prej tyre nga gjuajtjet e lira) të një "të çmenduri" si Kevin Durant. Golden Steiti ka mundësinë e artë të martën për të mbyllur llogaritë e sezonit e festuar titullin kampion përpara tifozërisë së saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania