Panorama Sport (Albania)

Shënoi në Izrael, 2 mln euro për Memushajn

Bolonja e do në Serinë A, nis tratativat konkrete me Peskarën

- OLSI TUJANI

Ledian Memushaj zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer kundër Izraelit me fanellën e përfaqësue­ses, të kurorëzuar edhe me një gol që vulosi rezultatin përfundimt­ar 3-0, i cili ktheu Shqipërinë në vendin e tretë në grup. Por, pa kaluar as 24 orë nga kjo paraqitje, ai ka marrë një tjetër lajm të mirë, që ka të bëjë me qëndrimin e tij në Serinë A edhe në sezonin e ardhshëm.

OFERTA - Sipas mediave italiane, klubi i Bolonjës i ka bërë një ofertë zyrtare Peskarës që zotëron kartonin e mesfushori­t të përfaqësue­ses shqiptare. Shifra që i është ofruar, është e ndjeshme, 2 milionë euro, e cila mund ta bindë Peskarën të heqë dorë nga kapiteni për t'i investuar në futbollist­ë të rinj, siç është edhe politika e klubit sa herë që zbret në Serinë B. Memushaj ka qenë pjesë e rëndësishm­e për "delfinët" si në edicionin kur u ngjit në Serinë A, por edhe gjatë vitit të shkuar kur kjo skuadër qëndroi në elitën e futbollit italian. Megjithëse nuk u sigurua qëndrimi në këtë kategori, kontributi i kapitenit në këtë ekip është vlerësuar gjithmonë.

BISEDIMET - Prej javësh, emri i Memushajt ka qenë në krye të listës së dëshirave nga Bolonja, e cila ka nevojë për një mesfushor pas largimit të Blerim Xhemajlit drejt Amerikës. Ndërkohë, nga dje mësohet se zërat e merkatos kanë nisur të konkretizo­hen dhe ekipi i Serisë A po bën lëvizjet e para zyrtare për të siguruar shërbimet

e mesfushori­t vlonjat. Vetë futbollist­i dëshiron të qëndrojë në elitën e futbollit italian dhe, sipas trajnerit të Bolonjës, Donadoni, ai është futbollist­i i duhur për të lidhur mesfushën me mbrojtjen, siç ka bërë më parë Xhemajli në këtë skuadër. Tani pritet përgjigjja e Peskarës, por në Itali duken të sigurt se sezoni i ardhshëm do ta shohë atë përsëri në Serinë A. Shqiptari është një futbollist i rëndësishë­m për skuadrën e Peskarës, por oferta për kartonin e tij i shërben kësaj skuadre edhe për të pasur para të vlefshme për t'u investuar gjatë edicionit të ardhshëm, ku do të synohet ngjitja sërish në elitën e futbollit italian.

 ??  ?? Ledian Memusha duke festuar golin e parë me Kombëtaren
Ledian Memusha duke festuar golin e parë me Kombëtaren

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania