Panorama Sport (Albania)

Teuta prenoton një agjenci italiane për përforcime “big”

-

Teuta i ka idetë e qarta për të ardhmen. Sezonin tjetër klubi do të ketë pretendime madhore dhe, për këtë motiv, drejtuesit janë duke vendosur në zbatim një projekt ambicioz. Për të bërë goditjet e duhura në merkato, mësohet se klubi do të lidhë bashkëpuni­m me një agjenci italiane, kompani e licencuar nga FIFA për menaxhimin e futbollist­ëve. Të shtunën është prenotuar takimi i parë, kur pritet që të diskutohet gjerësisht për prurjet e reja. Vlen që të theksohet se e njëjta agjenci ka sjellë një vit më parë në Durrës sulmuesin nga Mozambiku, Faizal Bangal. Kompania në fjalë ka një eksperienc­ë të madhe në transferim­in e lojtarëve të huaj në Ballkan. Por jo vetëm kaq, pasi njohja e klubit me agjencinë është e vjetër, ndërsa kohë më parë u bën ndërmjetës­ues për të sjellë si trajner te Teuta, Lukarelin e famshëm. Por, në atë kohë, u preferua Cevoli. Menaxherët bashkëpuno­jnë akademitë dhe skuadrat e Udinezes, Xhenoas e Atalatës në Itali, ndërsa në Angli me Totenhem, Chelsea e Birmingam. Nisur nga seriozitet­i i kësaj agjencie, në klub besojnë se prurjet e reja do të jenë cilësorë. Edhe pse numri i lojtarëve që do të afrohen është i madh. Konfirmimi për takimin vjen nga vetë Gugash Magani, i cili thotë: "Pas bisedës që kam pasur me presidenti­n dhe me sponsorin Bardhi kemi lënë takim ditën e shtunë me një menaxher italian. Do të shikojmë alternativ­at që ai ka dhe gjithashtu do t'i paraqesim kërkesat tona për lojtarët dhe pozicionet që na duhen". Ndërkohë, Teuta për momentin ka vetëm shtatë lojtarë të konfirmuar, konkretish­t: Çyrbja, Shkalla, Hila, Tarik, Sykja, Shehi dhe Beqja. Ndërkohë që priten të mbeten në Durrës edhe Papa, Progni, Markoviç, Hodo apo edhe Musta. Jeton Rexhmati

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania