Panorama Sport (Albania)

Agastra i kënaqur në Berat, pret ofertën e Tomorit

I beratasve do të vendosë të ardhmen e tij pasi të kthehet nga pushimet

-

Mustafa Agastra e ka konsiderua­r si të suksesshëm sezonin futbollist­ik që sapo ka mbyllur me Tomorin. Sulmuesi 26-vjeçar u afrua te beratasit në merkaton e janarit, duke u kthyer në një titullar të rëndësishë­m në organikën e skuadrës, e cila arriti të përmbushte me sukses objektivat e vendosura nga klubi. Sipas tij, ekipi kaloi një periudhë aspak të mirë në disa momente të caktuara, mirëpo kjo gjë nuk i ka penguar lojtarët që të arrijnë objektivin sezonal.

Deklarata - Në një prononcim për "Panorama Sport", sulmuesi durrsak ka folur në lidhje me objektivat dhe planet për të ardhmen. "Mendoj se ky sezon ka shkuar mirë për mua në skuadrën e Tomorit. Objektivat e vendosura nga klubi u realizuan me sukses, paçka disa rezultatev­e negative që skuadra kaloi në momente të caktuara. Duhet të mësohemi se në kampionat ka rezultate pozitive dhe negative, ndaj mbështetja duhet të jetë e njëjtë në të dyja rastet, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kalohet kriza e rezultatev­e të papërshtat­shme. Gjithsesi, tashmë duhet të shikohet përpara, sepse Tomori e meriton më shumë se çdo skuadër tjetër Kategorinë Superiore. Aty punohet në mënyrën më profesiona­le, ku personalis­ht jam tepër i kënaqur me korrektësi­në e treguar nga drejtuesit e klubit", u shpreh Agastra, që në lidhje me sezonin tjetër shprehet: "E ardhmja ime do të varet vetëm nga drejtuesit e skuadrës së Tomorit. Nëse ata do të kenë plane konkrete në lidhje me sezonin e ardhshëm futbollist­ik, atëherë do e pranoja me kënaqësinë më të madhe që të rivishja përsëri fanellën e kësaj skuadre. Unë kam pasur disa oferta gjatë kësaj kohe që flasim, mirëpo do të flas më vonë në lidhje me këtë gjë pasi të kthehem nga pushimet. Në fillim fjala u takon drejtuesve të Tomorit dhe më pas do të jem unë ai që do të marr vendimin në lidhje me ofertat e tjera", ka përfunduar sulmuesi. Eris Sylyku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania