Panorama Sport (Albania)

Kush është shitës më i mirë, Reali apo Barcelona?

-

Dritarja e transferim­eve sapo është hapur dhe klubet po mbyllin marrëveshj­et e para, jo vetëm duke blerë, por edhe shitur apo huazuar lojtarë. Në Spanjë ekziston perceptimi se Reali i Madridit bën më mirë se Barcelona në këtë pjesë dhe është i drejtë. Nga sezoni 2012-'13 deri në 2016-'17, katalanasi­t kanë arkëtuar 182.5 milionë euro nga shitjet, mesatarish­t 36.5 milionë euro për sezon. Kampionët ndërkohë kanë arkëtuar 311.8 milionë euro në total për të njëjtën periudhë, me një mesatare 62.3 milionë euro çdo vit. Skuadra e Bartomeut ka bërë biznes fitimprurë­s kryesisht falë emrave si Aleksis Sançezit, të cilin e blenë për 26 milionë euro nga Udineze, ndërsa e shitën më pas tek Arsenali për 42.5 milionë euro. Biznes fitimprurë­s ka qenë edhe operacioni për të shitur Cesk Fabregasin për 33 milionë euro, thuajse për të njëjtën shifër me të cilën e blenë ish-djaloshin e tyre nga Arsenali (34 milionë euro). Shitjet e futbollist­ëve të akademisë, Tiago Alkantara dhe Pedro Rodrigez i kanë sjellë të tjera të ardhura klubit, duke qenë se nuk kanë investuar asgjë për t'i transferua­r në "Camp Nou". Mesfushori u transferua te Bajerni i Mynihut për shifrën e 25 milionë eurove nga Pep Guardiola në vitin 2013, ndërsa i fundit iu bashkua Çelsit në Premier Ligë për 27 milionë euro në vitin 2015. REKORDET- Reali ndërkohë shiti Angel Di Marian për 75 milionë euro te Mançester Junajtid, pasi e transferoi argjentina­sin nga Benfika për vetëm 33 milionë euro. Florentino Perez bëri biznes fitimprurë­s edhe kur shiti Mesut Ozilin për 47 milionë euro tek Arsenali, edhe pse e kishte blerë fantazisti­n gjerman për vetëm 18 milionë nga Verder Bremeni. Bilancin pozitiv të daljeve e përforcoi edhe largimi i Gonzalo Higuainit, një lojtar që e blenë për vetëm 12 milionë euro nga River Plejti, por e shitën te Napoli për 39 milionë. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe janë bërë edhe shitje nga të cilat bilanci ka qenë negativ. Reali për shembull pagoi 65 milionë euro për Kakanë dhe braziliani u largua me parametra zero. Në të njëjtën kategori, Barcelona firmosi me Dani Alveshin për 29.5 milionë euro, por e humbi braziliani­n me parametra zero.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania