Panorama Sport (Albania)

Nga Tramexani te Zenga për stolin

Pak shanse për trajner shqiptar, FSHF pritet t'i besojë sërish një italiani për pankinën kuqezi

- JORGIS MEMO

Paolo Tramexani mund të jetë pasardhësi i Xhani De Biazit në stolin e Kombëtares shqiptare. Në fakt, nuk është thjesht një hipotezë, pasi në ditën e zyrtarizim­it të largimit të De Biazit nga pankina kuqezi, "Panorama Sport" pyeti vetë presidenti­n e FSHF-së, Armand Duka, në lidhje me alternativ­ën e mundshme të Tramexanit. "Kurrë mos thuaj kurrë, mund të jetë një alternativ­ë, një person që e njeh mirë Kombëtaren shqiptare", deklaroi Duka për ish-ndihmësin e De Biazit, që u largua në janar të këtij viti për një aventurë në Zvicër te Lugano. Pas suksesit me këtë të fundit, duke e kualifikua­r në Ligën e Europës, Tramexani ka marrë një ofertë zyrtare nga klubi tjetër i Superligës zvicerane, Sion. Mirëpo, tashmë në mes është Shqipëria dhe gjërat bëhen edhe më serioze. Për një emërim të mundshëm të Tramexanit në pankinën kuqezi kanë raportuar dje edhe mediat italiane. Sipas portalit të specializu­ar të lëvizjeve të trajnerëve dhe lojtarëve, "tuttomerca­toweb.com", 46-vjeçari ka lënë pezull ofertën e Sionit dhe pret një sinjal nga Federata Shqiptare e Futbollit. Klubi zviceran i ka ofruar një kontratë 3-vjeçare dhe palët në

parim kanë rënë dakord, por largimi para kohe i De Biazit nga Shqipëria ka ndryshuar situatën.

TË TJERËT

Mundësia për një trajner shqiptar në krye të kuqezinjve vijon të jetë një zgjedhje dytësore për FSHF-në. Të paktën,

kështu u kuptua edhe në konferencë­n e djeshme për shtyp, kur gazeta pyeti Dukën nëse është opsion për trajnerin e ri një vendës. "Nuk kam menduar për emra konkretë, por besoj se që nga sot do të filloj të kërkoj. Nuk e kam mbyllur asnjëherë opsionin shqiptar apo të huaj, e rëndësishm­e është që të jetë i mirë", theksoi kreu i institucio­nit të futbollit. Tashmë me Shqipërinë pa trajner, që dje ka nisur "lufta" e menaxherëv­e të huaj dhe vendës, të cilët do të mundohen të bindin Dukën me sugjerimet e tyre. Një tjetër emër që është lakuar pak orë pas largimit të De Biazit është ai i ish-portieri i shquar italian, Valter Zenga. Ky i fundit është lakuar si kandidat për Shqipërinë edhe gjashtë vite më parë. Ish-trajneri i Sampdorias ka drejtuar për herë të fundit klubin anglez, Volverhemp­ton, pikërisht në vitin e kaluar.

 ??  ?? Paolo Tramexani
Paolo Tramexani
 ??  ?? Valter Zenga
Valter Zenga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania