Panorama Sport (Albania)

Luftëtari nis merkaton, Liçaj ndërmjetës për Zeqirin e Kuqin

-

Merkato e Luftëtarit nis nga Vlora. Megjithëse për momentin klubi gjirokastr­it nuk ka zyrtarizua­r asnjë afrim për sezonin e ri, në një kohë që është në pritje të vendimit të Komisionit të Etikës për Skënderbeu­n, mësohet se drejtuesit janë duke punuar në fshehtësi për merkaton. Por, ai që zbulon planet është një prej futbollist­ëve bluzi. Bëhet fjalë për vlonjatin Lejdi Liçaj. Ai po shfrytëzon ditët e pushimit dhe ndodhet pranë familjes në Vlorë. Por, duket se mbrojtësi i krahut të djathtë ka marrë përsipër edhe një mision tjetër, të bindë ishshokët e tij te Flamurtari që t'i bashkohen Luftëtarit. Në një postim në faqen e tij në "Facebook" ditën e djeshme, Liçaj ka ndarë me ndjekësit një foto ku është në tavolinë së bashku me Hair Zeqirin dhe Taulant Kuqin. "Dy blerjet e Luftëtarit", është diçitura me të cilën Liçaj shoqëron foton. Edhe pse një foto miqësore ku diçitura mund të jetë bërë për të krijuar sa më shumë kuriozitet në rrjet, nuk është çudi që në fund e gjithë të rezultojë e vërtetë. Dhe, si për të treguar se mund të jetë një gjë serioze, ka ndërhyrë shefi i klubit, Gentjan Nora. Në komentin e tij, Nora poston një foto ku shfaqet një bllok dhe shënimi mbi të. Çka do të thotë se një prej njerëzve që bëjnë merkaton e klubit, po mban shënim në lidhje me dy lojtarët që mund të bëhen pjesë e Luftëtarit në kampionati­n e ardhshëm. Më tej Liçaj e vazhdon bisedën me Norën duke shkruar: "Duhet përmendur fakti që unë jam vetëm ndërmjetës, merita e këtyre blerjeve është shefi i klubit". Tashmë, mbetet për t'u parë në ditët në vazhdim nëse e gjithë kjo ishte një shaka apo ishte një operacion i vërtetë. Aktualisht, te Luftëtari luajnë tre vlonjatë, Liçaj, kapiteni Beqiri dhe talenti Dejvi Bregu. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania