Panorama Sport (Albania)

“Fanatics” para bashkisë, protestë bashkë me legjendat

300 të pranishëm, mister mungesa e krerëve të grupit

- ADELA MERKO

Të lodhur nga kriza dhe premtimet e pambajtura, tifozët kanë "zaptuar" sërish godinën e Bashkisë së Tiranës. Pas asaj së 31 majit dhe apelit të vazhdueshë­m publik për t'i dhënë zgjidhje situatës që po kalon klubi më i titulluar në vend, "Tirona Fanatics" dje kishin programuar protestën e radhës. Edhe pse paqësisht, ata nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre. Tifo-grupi kërkon prej kryebashki­akut, që është njëherësh zotërues i 34% të aksioneve, që të marrë masa ndaj Refik Halilit. Ashtu sikundër kishin paralajmër­uar, ata mëshuan para institucio­nin vendor dhe në orën 18:10 nisën që të protestoni­n. Tifozët njoftuan se do t'i shkojnë deri në fund nismës së tyre, derisa Bashkia Tiranë, si bashkëpron­are, t'i japë drejtim problemati­kës. "Tirona nuk është mall për pazar", ishte kjo banderola e shpalosur prej tifozëve. Nuk qëndruan më shumë se 10 minuta, e megjithatë domethënës­e ishte prezenca e legjendave bardheblu në këtë protestë. Ndërsa nisën koret e tyre të zakonshme dhe me tymueset e shumta në sfond, 300 të pranishmit mbanin në duar foto të Selman Stërmasit, Arben Mingës, Artur Lekbellos, Josif Kazanxhiut dhe Ali Memës. Personazhe këto që e kanë udhëhequr këtë klub drejt sukseseve të njëpasnjës­hme. Në pritje të përgjigjes së kryebashki­akut, tifozët paralajmër­uan se protestat do të përshkallë­zohen, por pa dhënë detaje të mëtejshme. Megjithatë, vlen të evidentohe­t që mister mbetet mungesa e krerëve të këtij grupimi. Asnjë prej tyre nuk ishte i pranishëm, ndërsa pjesë e protestës u bënë edhe tifozë të thjeshtë. Sakaq, çudia shtohet me faktin që në faqen e tyre zyrtare nuk ka asnjë postim për atë që ndodhi dje. Në një nga momentet më të errëta të historisë së Tiranës, e cila në vitin e 96-të të krijimit ra nga kategoria, po bën llogaritë edhe pa tifozët. Skuadra është në kaos të plotë dhe kjo shihet edhe nga pasiviteti i klubit. Edhe pse e dinë që do të luajnë në Ligën e Europës, nuk kanë nisur as nga "A"-ja. Nuk i janë dhënë drejtim një mori çështjesh, që nisin me trajnerin, e mbyllen me rinovimet apo blerjet e reja. Asnjë projekt i shpalosur, edhe pse fiks pas dy javësh do të zbresin në fushë për të luajtur ndeshjen e parë.

 ??  ?? Momente nga protesta e djeshme para Bashkisë
Momente nga protesta e djeshme para Bashkisë
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania