Panorama Sport (Albania)

Milan, akord me Kaliniç dhe tjetër sulm për Belotin

Sërish takim me Torinon për bomberin, joshet Konti

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Andre Silva nuk ësh të etapa e fundit për Milanin. Drejtuesit kuqezi po punojnë për një sulmues tjetër dhe alternativ­at janë dy, më i mundshmi Kaliniç, por edhe ëndrra Beloti që mund të konkretizo­het. Në fakt, për bomberin torinez ka një dritë të lehtë në fund të tunelit, pasi drejtori sportiv i Torinos, Xhanluka Petraki, ka organizuar një takim me drejtuesit e Milanit, gjatë të cilit një nga temat e nxehta do të jetë sigurisht mundësia e një transferim­i të "Galo-s" (Gjeli) në "San Siro". Për "kokën" e mbrojtësit të ri të kombëtares italiane ekziston një klauzolë shitjeje prej 100 milionë euro, të cilën sigurisht drejtuesit e "Djallit" nuk kanë në plan ta paguajnë, ndaj misioni i ri për Fasonen do të jetë gjetja e një akordi mes palëve. Skuadra e Montelës, pa llogaritur Karlos Bakën, ka edhe dy sulmues të tepërt që janë Xhanluka Lapadula dhe Mbaje Niang, ndaj njëri prej tyre mund të shërbejë si kundërpesh­ë për zbutjen e shifrës për Belotin.

KALINIÇ - Teksa Beloti është një akord i komplikuar, Kaliniç duket më afër mundësive të Milanit. Për kroatin,

Fiorentina kërkon 30 milionë euro, ndërkohë që Milani ofron 20. Drejtuesit vjollcë mund të pranojnë në rast se kuqezinjtë shtojnë edhe kartonin e Lapadulës. Ndërkohë mediat italianë raportojnë se është arritur marrëveshj­a me lojtarin, 2 milionë për katër vitet e ardhshme për të luajtur në "San Siro".

MILAN- KONTI - Sipas gazetarëve të "Premium Sport", kuqezinjtë janë shumë pranë arritjes së marrëveshj­es me klubin e Atalantës për mbrojtësin Andrea Konti. Me sa duket, të dyja palët kanë rënë dakord për një transferim mbi bazën e 20 milionë eurove, pra 10 më pak se sa pretendont­e klubi bergamask për futbollist­in. Kjo "skonto" ka ardhur si pasojë e përfshirje­sh në akord të një lojtari nga të rinjtë e Milanit. Trajneri Gasperini do të ketë mundësinë kështu të peshkojë në fidanishte­t kuqezi, ku dy kandidatur­at më të mundshme janë mesfushori i qendrës, Mateo Pesina, dhe mesfushori i krahut, Xhan Filipo Feliçoli, i cili mund të rreshtohet edhe si mbrojtës.

PISTA BILJA - Milani ka arritur një akord me lojtarin dhe fjala e fundit i përket Lacios për sa i përket pranimit të ofertës kuqezi. Igli Tare do të bëjë një vizitë tjetër në 'Casa Milan' dhe në fundjavë pritet tymi i bardhë në lidhje me këtë çështje.

 ??  ?? Andrea Beloti
Andrea Beloti
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania