Panorama Sport (Albania)

Partizani dhe Skënderbeu, duel për Edgar Çanin

Të Të kuqtë kuqtë testojnë testojnë dy dy sulmues, sulmues, Malota Malota humb Europën

- ERMAL KUKA

Valter Zenga, ishfutboll­isti i shquar i Interit, sot në rolin e trajnerit, është i gatshëm të marrë drejtimin e Shqipërisë. Mario Cenolli, menaxheri shqiptar që kujdeset për Zengën, ka gjithashtu në menaxhim edhe Edgar Çanin, për të cilin thotë se Skënderbeu dhe Partizani kanë shfaqur interes dhe se bisedimet vazhdojnë. Ai thotë edhe se Balaj mund të ndërrojë ekip gjatë verës, ashtu si dhe nga kampionati shqiptar mund të largohet Hoxhallari i Tiranës. Në një intervistë për "Panorama Sport", Cenolli rrëfen disa nga prapaskena­t e merkatos së kuqezinjve që pritet të jetë më e nxehtë se kurrë.

Fillon merkatoja e verës dhe nis pikërisht me postin e trajnerit të Kombëtares shqiptare të futbollit. Emri i parë që ka qarkulluar, është ai i Valter Zengës, të cilin ju e përfaqëson­i...

Mund të them se Zenga është i lirë për momentin dhe po shikojmë për ekip për të vazhduar punën e tij.

A ekziston mundësia që ai të marrë drejtimin e Shqipërisë?

Ai do të kishte shumë dëshirë, nëse do t'i jepej mundësia, që të merrte drejtimin e Shqipërisë. Edhe në të kaluarën ka pasur kontakte me FSHF- në, ishim shumë afër një akordi të mundshëm në vitin 2011, para se të vinte De Biazi. Asokohe u bë një zgjedhje tjetër, por sigurisht vlerësimi i ndërsjellë vazhdon.

Ka pasur kontakte mes palëve që pas largimit të De Biazit?

Jo, edhe FSHF nuk ishte e përgatitur për një ndryshim kaq të shpejtë ndaj ajo nuk ka bërë hapa konkretë me persona, të cilët i sheh si të aftë për të marrë drejtimin e përfaqësue­ses. Në FSHF e dinë të gjithë se ai është një trajner serioz dhe karizmatik. Të shohim çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.

Duke i qëndruar pranë ambientit të Kombëtares, Paolo Tramexani u zyrtarizua te Sioni...

Një lëvizje e mirë për karrierën e tij. Pres që të mos jetë i vetmi nga radhët e Kombëtares që do të përfundojë në këtë klub.

E keni fjalën për Ledian Memushajn, i cili është përfolur si një lojtar që do t'i bashkohet së shpejti?

Memushaj do të largohet nga Peskara, por jo drejt Sionit. Do të mësohet më shumë në ditët në vijim, sapo disa ekipe italiane të riorganizo­jnë idetë e tyre për merkaton.

Cilët futbollist­ë të tjerë të Kombëtares parashikoh­et që të ndryshojnë ekip gjatë verës?

Me siguri Lenjani, që është pa skuadër dhe i duhet një sistemim i ri. Edhe Sadiku po pret oferta, ose më saktësisht klubet që zotërojnë bashkërish­t kartonin e tij.

A mund të ketë ndonjë surprizë në merkato?

Ndoshta. Një e tillë mund të jetë ndryshimi i ekipit nga Bekim Balaj.

Një sulmues i Kombëtares që ju përfaqëson­i është Edgar Çani...

Edgari është aktualisht lojtar i lirë dhe në pritje të ofertave. Tani do të dëshironte që të luante në klube që marrin pjesë në Europë, në Champions apo Europa League.

Mund ta bëjë këtë edhe me klubet shqiptare?

Kam pasur kontakte me disa nga klubet e Superiores. Kam folur me Skënderbeu­n dhe Partizanin. Janë diskutime që vazhdojnë ende, ndaj nuk mund të zbuloj më shumë.

Meqë folëm për klubet e Superiores, cili është futbollist­i nga kampionati ynë që ka "treg" jashtë Shqipërisë?

Erion Hoxhallari i Tiranës është emri më i mundshëm për të ndërruar kampionat gjatë verës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania