Panorama Sport (Albania)

“Divorci” me Josën, Tirana paguan 31 mijë €

Bardheblut­ë nisin stërvitjen, Hoxhallari oferta nga Kroacia

- ADELA MERKO

Largohet Mirel Josa. Trajneri nuk është më në krye të Tiranës. Ajo që është përfolur prej më shumë se dy javësh, dje u bë zyrtare. Gjatë paradites, konkretish­t rreth orës 09:30, presidenti Refik Halili është takuar me 54-vjeçarin për të biseduar dhe dhënë drejtim kësaj çështjeje që u kthye në "telenovelë". Pas një marrëveshj­e dypalëshe, kanë vendosur që të ndërpresin para kohe kontratën. Tekniku do të përfitojë vetëm pagat e prapambetu­ra, ndërsa i ka "falur" klubit detyrimet për sezonin tjetër, atë 201 ? - 2018, për të cilin kishte edhe kontratë. Nga sa bëhet e ditur, ai kishte një rrogë prej afro 4500 eurosh në muaj, ndërsa konkretish­t flitet që ka për të marrë nëntorin, dhjetorin, janarin, shkurtin, marsin, prillin dhe majin. Me një llogari të thjeshtë, i bie që Tirana i detyrohet Josës afro 31.500 euro. Pas "paktit" të arritur dhe garancisë që javën tjetër do të shlyhet, është gjentur gjuha e përbashkët dhe rrjedhimis­ht ka ardhur "divorci".

KONFIRMIMI I JOSËS Mirel Josa i kontaktuar nga "Panorama Sport" ka konfirmuar largimin e tij, megjithatë saktëson se javën tjetër ka për të mbyllur "hesapet" financiare. "Unë do të flas javën tjetër, pasi të mbyllen që të gjitha detyrimet që

ka klubi karshi meje. Ndoshta do të dal me ndonjë konferencë për mediat, megjithatë mund të konfirmoj vetëm kaq fillimisht, që prej ditës së sotme (dje) nuk jam më trajner i Tiranës", u shpreh shkurtimis­ht trajneri për "Panorama Sport", i cili e drejtoi Tiranën për 2? javë kampionat.

ODISEJA E "DIVORCIT" Që pas mbylljes së kampionati­t, kur Tirana ra nga kategoria për të parën herë në historinë 9 ? - vjeçare, pritej largimi i trajnerit. Megjithatë, kjo gjë nuk ndodhi, pasi bardheblut­ë kishin për të luajtur edhe një finale, atë të Kupës së Shqipërisë. Kryeqyteta­sit fituan ndaj Skënderbeu­t dhe rrjedhimis­ht kanë të drejtën që të luajnë në Ligën e Europës. Megjithatë, "letargjia" shoqëroi ambientin bardheblu që pas 31 majit. Edhe pse kontaktet mes trajnerit dhe presidenti­t kanë qenë të vazhdueshm­e, mungonte konsensusi. Madje, u kuptua qartazi që çështja ngecte te paratë. Drejtuesit hezitonin që ta shkarkonin nga droja për një tjetër gjyq, ndaj vetë trajneri nuk mund të jepte dorëheqje, pasi kishte rroga të prapambetu­ra. Ndaj, forma e vetme që t'i jepnin drejtim kësaj odiseje ishte konsensusi. Pas 15 ditësh me negociata, shtyrje, driblime dhe "ngritje", më në fund dje u vendos që kontrata të prishej me vendim prej të dyja palëve. Kjo ishte e vetmja mënyrë për të shmangur pasojat.

 ??  ?? Moment nga aktiviteti i zhvilluar dje për nder të Artur Lekbellos nga ish-legjenda të klubit të Tiranës, Partizanit dhe të Kombëtares
Moment nga aktiviteti i zhvilluar dje për nder të Artur Lekbellos nga ish-legjenda të klubit të Tiranës, Partizanit dhe të Kombëtares
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania