Panorama Sport (Albania)

Kombëtarja dhe kuptimi “trajnerist­ik”

Kreu i federatës: Po kërkoj bashkëkomb­ës të De Biazit

- Nga BESNIK DIZDARI

Nuk

di nëse përcaktimi "trajnerist­ik" mund të quhet një neologjizë­m gazetarie. Por them se është çasti për t'u marrë paksa edhe me këtë lloj kuptimi që duket qartë se na çon te figura dhe roli i trajnerit të Kombëtares. E, Kombëtarja e Shqipërisë ka do kohë që ka vendosë një rekord...

Në zyrtarizmi­n e largimit të tra jnerit të Kombëtares, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit tha publikisht se nuk ka asnjë alternativ­ë për pasuesin e Xhani De Biazit në krye të Kombëtares. Gjatë fjalës së tij, Armand Duka u shpreh i keqardhur për vendimin e trajnerit, duke thënë se nuk ishte i të njëjtit mendim, por në të njëjtën kohë pranoi që nuk kishte ofruar asnjë rinovim për italianin. Ndërkohë që posti i trajnerit të kuqezinjve ka mbetur vakant, në një komunikim me "Top Channel" numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit ka lënë të kuptohet se ka nisur vërshimi i menaxherëv­e për të kontaktuar me të. OFERTAT

Dje në mesditë, kur kishin kaluar vetëm 24 orë nga largimi zyrtar i Xhani De Biazit nga pankina e përfaqësue­ses shqiptare të futbollit, nga reagimi i presidenti­t të FSHF-së u kuptua që zgjedhja për teknikun e ardhshëm që do të marrë drejtimin e kuqezinjve nuk do të vonojë shumë. Ai ka bërë me dije se që nga momenti kur është mësuar për largimin e trajnerit, në celularin e tij kanë mbërritur me dhjetëra kandidatur­a të personave të gatshëm të zënë karrigen që ka mbetur bosh. "Kanë mjaftuar 24 orë nga zyrtarizim­i i shkëputjes

së marrëdhëni­eve dhe kanë qenë dhjetëra, apo qindra mesazhe që më kanë mbushur telefonin", ishin fjalët e tij. PREFERENCA

Megjithatë, ai nuk e fsheh që preferenca e tij është ajo e vazhdimit të punës me një trajner italian,

duke marrë për bazë eksperienc­ën e mëparshme me De Biazin që rezultoi e suksesshme. "Personalis­ht po kërkoj një trajner italian", është mesazhi i qartë i Dukës rreth kësaj teme, që pritet të diskutohet gjerësisht në javët e ardhshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania