Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi, trajneri i Lirisë së Prizrenit

Ish- kapiteni korçar ka pranuar ofertën e klubit kosovar

-

Ish-kapiteni i Skënderbeu­t, Bledi Shkëmbi, do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij si trajner futbolli, duke marrë frenat e drejtimit të skuadrës kosovare, Liria e Prizrenit. Ishkapiten­i i skuadrës korçare, i cili ka ngritur gjashtë trofetë radhazi si kampion i Skënderbeu­t, do ta nisë karrierën si trajner i parë në Kosovë. Mësohet se Shkëmbi ka marrë një ofertë nga drejtuesit e skuadrës së Lirisë së Prizrenit dhe në ditët në vijim pritet që palët ta zyrtarizoj­në akordin. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Bledi Shkëmbi, i cili, i kontaktuar nga gazeta, deklaroi: "Në fakt isha shumë dyshues edhe vetë për ofertën që më erdhi, por pas takimit me drejtuesit e klubit kosovar, realisht pata një ndjesi të mirë për një projekt ambicioz që më bëri për vete. Është një mundësi shumë e mirë për mua që vitet e shumta si futbollist të mund t'i përdor për të bërë sa më mirë detyrën e trajnerit. Jam i lumtur dhe i emocionuar për këtë sfidë të re. Nuk e di se sa larg mund të mbërrij, por e sigurt është që do të jap gjithçka nga vetja ime", deklaroi Shkëmbi për "Panorama Sport". Një vit më parë, Shkëmbi la futbollin e luajtur si kampion me Skënderbeu­n dhe në vijim kreu të gjitha kurset kualifikue­se për të fituar licencën e trajnerit. Më herët ishte përfolur se Shkëmbi mund ta niste karrierën te ndonjë klub brenda Shqipërisë, por seriozitet­i dhe projekti i drejtuesve të Lirisë së Prizrenit ishin arsyet që e bindën ish-kapitenin

korçar që të merrte drejtimin e skuadrës kosovare. Bledi Shkëmbi ka një karrierë të pasur si futbollist, ku ka luajtur dhe në Kroaci e Ukrainë, por sukseset më të mëdha i ka arritur në gjashtë sezonet e fundit si kapiten i Skënderbeu­t.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania