Panorama Sport (Albania)

Donaruma tradhton Milanin, e pret Reali i Madridit

25 milionë euro nuk mjaftuan, Raiola për 6 milionë e çon te Reali i Madridit

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Në futbollin italian Mino Raiola bën ligjin dhe jo vetëm prej disa ditësh. Burime të ndryshme, të cilësuara si të pabaza, flisnin për menaxherin, i cili mezi priste të largonte Xhixhon nga Milani. Thashethem­i nuk ishte më i tillë dje në orën 17:30, ku portieri nëpërmjet Raiolës u komunikoi kuqezinjve vullnetin e tij për të mos nënshkruar marrëveshj­en e re.

REFUZIMI - 25 milionë euro janë shumë, por me sa duket jo për të riun premtues që sapo ka dalë në dritaren e futbollit që ka rëndësi. "Djalli" i nënshtrohe­t kështu një vendimi, që pa dyshim hidhëron ambientin kuqezi, sidomos pas asaj puthjeje të fanellës në ndeshjen ndaj Juventusit. Në njoftimin e dhënë për shtyp drejtori Mirabeli, dukshëm i mërzitur, deklaronte: "Ky vendim i futbollist­it është marrë me ndihmën e menaxherit. Shija e lajmit është e hidhur, por do të dimë të vazhdojmë në rrugën tonë".

SKENARI - Milani tashmë është me shpatulla pas muri. Mund të vendosë ta përdorë gjatë sezonit të ardhshëm dhe ta humbë pas një viti pa fituar asnjë qindarkë ose ta shesë tek ofruesi më i mirë. Prej ditësh, zërat që deri dje s'i besonte askush, flasin për oferta me rroga prej 8 deri në 10 milionë euro sezonale. Raiola paguhet me përqindje dhe është normale që do të synojë maksimumin, por ndoshta besimi se projekti i ri do ta bindte djaloshin ishte i tepërt.

OFERTAT - Lista e klubeve që janë gati të bëjnë çmenduri për portierin 18-vjeçar është e gjatë dhe fillon që brenda Italisë me Juventusin, i cili përveç mundësive ekonomike mund t'i mundësojë Xhixhos qëndrimin në Itali. Problemi bardhezi në këtë rast

është Bufon, i cili në sezonin ndoshta të fundit si profesioni­st nuk do të pranonte të qëndronte nën hijen e një "çunaku".

ALTERNATIV­AT - Kontrata e Donarumës skadon pas një viti dhe ndoshta ofertat faraonike për kartonin e tij mund të duken jashtë logjike. Si gjithmonë

favoriti në të tilla raste është Reali i Madridit që, megjithëse sapo i ka rinovuar besimin Kejlor Navas, duket se i ka bërë një ofertë prej 6 milionë eurosh Raiolas. Me Mançester Sitin që sapo ka blerë Ederson duket se vend për Xhixhon ka vetëm te Barcelona

dhe Mançester Junajtid, që me menaxherin napoletan marrëdhëni­et i ka më se të mira. Parisi është një tjetër alternativ­ë e vlefshme pa harruar Bajernin në kërkim të një pasuesi për Nojer, por me sa duket një tjetër vendim i vështirë pret Dona... Raiolën!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania