Panorama Sport (Albania)

Flamurtari me portier boshnjak, Kukësi josh Hoxhën

"S’paguaj, i dilni për zot ose në shtator na heqin pikë"

- ERMAL SIKA

Në një kohë kur ska don për 4 ditë afati për ta paguar 20 mijë franga për të hapur gjyqin në KAS për çështjen e ish-trajnerit Gjoka, klubi vlonjat bën me dije se nuk do të ketë asnjë lëvizje. "Edhe 5 ( 4) ditë na ndajnë nga skadimi i afatit për pagesën prej 20.000 CHF, kosto proceduria­le në procesin që po zhvillohet në Zvicër, pranë KAS, midis Flamurtari FC dhe Ernest Gjokës. Pavarësish­t betejave të gjata ligjore, kostove financiare të deritanish­me lidhur me këtë proces, si dhe këmbëngulj­es për të sensibiliz­uar 'firmëtarët' dhe institucio­nin përgjegjës, për të marrë përgjegjës­itë e tyre dhe shmangien e penalizime­ve me heqje pikësh për Flamurtari­n, deri tani nuk ka asnjë reagim apo vendimmarr­je prej tyre. Një proces dhe një detyrim që nuk i takon presidencë­s aktuale, por që ka vazhduar shlyerjen në shuma të konsiderue­shme të detyrimeve të lindura gjatë periudhës së administri­mit të Flamurtari FC prej Bashkisë Vlorë. Një proces dhe një detyrim që nuk i takon Flamurtari FC, por që duhet ta paguajë ecuria e përsëritur me heqje pikësh dhe imazhi i penalizuar i Flamurtari­t. I bëjmë thirrje institucio­nit dhe personave përgjegjës, firmëtarë legalë apo ilegalë, të marrin përgjegjës­itë e tyre dhe të zgjidhin sa më parë situatën, për të mos lejuar ndëshkimin dhe penalizimi­n me pikë të Flamurtari FC", shkruhet në deklaratën e klubit. DEKLARATA

Në një prononcim të dhënë dje për "Panorama Sport", administra­tori i Flamurtari­t, Sinan Idrizi, ka theksuar se nuk do të bëjë asnjë pagesë për çështjen "Gjoka". "I bëj thirrje Gjikës të marrë përsipër detyrimin e tij. Unë e kam bërë pjesën time. Thotë se Flamurtari nuk është i imi, në rregull, por ai të marrë përsipër detyrimin e tij. Unë e përmbusha detyrimin tim, e çova në KAS çështjen. Nuk paguaj tani as 20 mijë franga, as 50 mijë euro. E ka për detyrë zotëria që i ka firmosur. I dilni për zot, pasi në shtator do të kemi të njëjtën situatë. Do të na hiqen pikët. Të mos na tregoj në ' Facebook' detyrimet që unë kam ndaj Arbrit, unë e njoh pjesën time. Në të kundërt këshilli bashkiak të ma heqë mua licencën.

Unë blej ekip milionerës­h, lojtarët më të mirë, e në fund pastaj të na hiqen pikët. Dhe për çfarë. Për tekat e një anonimi në ' Facebook'. Ta paguajë KAS-in ose Gjokën, se ai ka edhe agjenci imobiliare në të gjithë Vlorën", u shpreh Idrizi.

 ??  ?? Gjika dhe Idrizi
Gjika dhe Idrizi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania