Panorama Sport (Albania)

Kuptimi historik m i Kom ëtaren e Sh ipërisë

Briegel dhe De Biasi janë dy emrat e vetëm, të cilët përbëjnë jo duelin, por duetin e klasit të parë të trajnerëve të Kombëtares së Shqipërisë. Është vërtet e rrallë se si kanë zgjatur kësisoj. Madje, rasti i De Biasit është jo vetëm i rrallë, por krejt i

- Nga BESNIK DIZDARI

Nuk di nëse përcaktimi "trajnerist­ik" mund të quhet një neologjizë­m gazetarie.

Por them se është çasti për t'u marrë paksa edhe me këtë lloj kuptimi që duket qartë se na çon te figura dhe roli i trajnerit të Kombëtares.

E, Kombëtarja e Shqipërisë ka do kohë që ka vendosë një rekord të jetës së saj. Për herë të parë, ajo ruan një pandryshue­shmëri të drejtimit teknik të saj, pra të trajnerit.

Italiani Gianni De Biasi është kështu, njeriu që ka vendosur një rekord të paparë me Shqipërinë, një rekord që do të kërkojë vite për t'u thyer. Në tërësi ai është në krye të kësaj Shqipërie në plot 52 ndeshje. Kur më i afërti me të është i respektues­hmi, gjermani =ans Peter Briegel, me 31 ndeshje. Kësisoj, edhe kur të mos jetë më trajner i Shqipërisë, Gianni De Biasi, pak edhe për inat të nënçmuesve të tij, sa herë që do të vijë në Shqipëri, do të vijë si i parë. Si i parë sepse me të Shqipëria ia mbërriti të ishte në finalet e një Kampionati Europian. Dhe si i parë edhe ngaqë për shumë e shumë vite ai mbetet rekordmeni i 52 ndeshjeve, dekani ose "bardi" (" bardo") i trajnerëve të Kombëtares. Këtu me nënkuptimi­n për rolin më të madh të tij në mjedisin e arritjeve të 23 trajnerëve të derisotëm të Kombëtares Shqiptare.

Briegel dhe De Biasi janë dy emrat e vetëm, të cilët përbëjnë jo duelin, por duetin e klasit të parë të trajnerëve të Kombëtares së Shqipërisë. Është vërtet e rrallë se si kanë zgjatur kësisoj. Madje, rasti i De Biasit është jo vetëm i rrallë, por krejt i jashtëzako­nshëm: 52 ndeshje Y Dhe një baraspeshë arritjeje gati e pagabueshm­e për një ekip "të vogël" si Shqipëria. 1Z fitore dhe "vetëm" 22 humbje, madje me golaverazh­in në epërsi: 5 [ - 54. Asnjë trajner i Shqipërisë, i cili e ka drejtuar Kombëtaren në mbi 20 ndeshje, nuk ka këtë bilanc. Asnjë trajner i mbi 20 ndeshjeve në drejtimin e saj nuk ka si De Biasi bilancin kaq të baraspeshu­ar edhe kur shkojmë në ndeshjet kualifikue­se Kampionat Europian _ Kampionat Botëror: 11 fitore dhe 12 humbje. Kur golaverazh­i, për herë të parë për një trajner të Kombëtares, në këto kualifikim­e është në barazim 2`-2`, çka me siguri të duket disi e pamundur për t'u ruajtur kur përpara të dalin ndeshjet me Italinë e me Spanjën. E me që jemi në kualifikim­et e Kupës së Botës, ndodhemi përpara një risie tjetër: [ fitore dhe "vetëm" w humbje në dy edicione të deritashme të drejtimit të tij. Ndërkaq, me fitoren e së dielës me Izraelin ai është fare pranë arritjes së rekordit të Briegel-it, atë të 4 fitoreve në një turne të vetëm botëror (Gjermania 200[): Shqipëria - Greqia 2-1, Kazakistan­i - Shqipëria 0-1, Shqipëria - Gjeorgjia 3-2, Shqipëria - Kazakistan­i 2-1. Nuk e harrojmë, të paktën ne, =ans Peter BriegelinY...

Por, jemi më 201`. E, Shqipëria asnjëherë nuk ka qenë në një drejtim kësisoj "trajnerist­ik".

Nuk është për të kaluar në eufori as për këtë. Kohë tjetër. Kushte të tjera. Dhe mbi të gjitha një Shqipëri "europiane", pra jo vetëm një Shqipëri e tokës së 2w.000 kilometrav­e katrorë. Të dielën në ndeshjen me Izraelin ishin vetëm 5 "të saj": Roshi, Sadiku, = yka, A.Lila, Cikalleshi. Krejt pakY Dhe a e kujtoni se nga çfarë skuadrash kanë dalë Radhazi nga Apolonia, Turbina e Cërrikut€KF Elbasani, SK Tirana dhe Besa e Kavajës. Sot skuadra të Kategorisë së DytëY Sa shumë më bën të mendoj kjo gjeografi tronditëse, sot e denatyruar madje, e rënies së skuadrave tradiciona­le shqiptare. Ndërkaq, më pëlqen t'i bëj [ këta "shqiptarë" të vetmuar, kur kujtoj se edhe më i miri i Kombëtares së sotme, "europiani" i klasit të parë, Elseid = ysaj i Napolit, ka lindë prej skuadrave të fëmijëve të Shkodrës…

Andej kah mesi i viteve 'Z0 kam qenë i pari që kam shkruar e zeza në të bardhë, që Kombëtarja të kishte lojtarë nga Kosova. Por kurrë nuk ma kishte marrë mendja se do të mbërrinte dhjetëvjet­ëshi i dytë i viteve 2000 dhe Kombëtarja e Shqipërisë do të shndërrohe­j në gati w0 për qind "kosovare". Të dielën ishin "vetëm" [ të tillë. Por ka ndeshje kur ata kanë qenë Z apo 10, madje. Ose më qartë: vetëm në këto [ ndeshje të R…SSIA 201w, me Shqipërinë kanë luajtur 14 futbollist­ë shqiptarë të KosovësY Ky është drejtimi "trajnerist­ik" i një Gianni De Biasi. Drejtimi i tij praktik që e çoi Shqipërinë deri në finalet e një Europiani. A ia vlente Patjetër. Fakti dhe arritjet kryeforta më çarmatosin prej armëve të kritikave të mia dhe nuk më lënë asnjë dyshim.

Por siç e kam thënë edhe në shkrimet e mëparshme, "mospërfaqë­simi" "shqiptar", teksa hyn edhe ky në kuptimin "trajnerist­ik" të Kombëtares, të befason. Me këtë gjeopoliti­kë të guximshme mbarë kontinenta­le, që po e quaj "debiasiane", Shqipëria mbërriti deri në garën e madhe të elitës së Europës, atë FRANCA 201[.

Ndoshta kjo befasi mund të marrë fund shpejt. Por ky është vetëm një parashikim i pasigurt.

Shqipëria ka 15 vjet që nuk ka një trajner shqiptar. Kjo, për shumë arsye që i kam treguar kushedi sa herë, ka rrëzuar çdo nacionaliz­ëm fanatik të futbollit. Shqipëria me trajnerë të huaj u shndërrua fort për të mirë. Me siguri do të ketë edhe trajnerë shqiptarë. Për fat, tash për tash, si asnjëherë tjetër në historinë e saj, Shqipëria ka "trajnerë shqiptarë" analistë e komentator­ë më shumë se kushedi sa shtete të huaja…

Por kjo temë zbret në kapitullin e fundit të këtij shkrimi, këtë të katërtin:

. Kuptimi "gazetaresk"

Në të vërtetë nuk mund të ketë një kuptim "gazetaresk" të Kombëtares. Më saktë do të duhej të thoshim se mund të ketë një "trajtim gazetaresk" të një Kombëtarej­e. Ndër më të rëndësishm­it. Gjithnjë nën trysninë e mirë të asaj që një gazetar i shquar, Ferruccio de Bortoli, e përcakton si "një detyrim i kërkimit të rrugës që të çon te një spjegim i thellë i ballafaqim­it të kompetenca­ve, i ofrimit të një pamje të rregullt e të rëndësishm­e gjithnjë të mvaruna prej fakteve".

Për fat, ndër ne, prej jo pak kohësh, assesi nuk jemi në baraspeshë të këtij kuptimi.

Nuk dua të përsëris ato që shkrova javën e shkuar, po për çudi, prapë edhe në ditën e fitores me Izraelin, varfëria e medias pyeti në ankth, ndonëse tash me një buzagaz: "Treni i fundit", "Fundi i kontratës". Me një fjalë "kur po ikën, se s'po mund të të durojmë më". Fyerje e tanë, e pa ekuivok. Nuk di nëse e vetvetishm­e apo e pavetvetis­hme. T'i kujtosh ikjen një trajneri në ditën e një fitoreje aq të bukur, e që ndoshta bën një kthesë po të bukur, është vërtet fantastike.

Më mbeti në mendje ndërkaq, një fyerje e pastër që doli prej një ekrani televiziv të Shqipërisë, kur para fillimit të ndeshjes me Izraelin, për trajnerin De Biasi u tha se "ai u deformua". Kjo deri më sot nuk i është thënë asnjë trajneri të Kombëtares së Shqipërisë në mbi `0 vjet jetë të saj. Gazetaria shqiptare shpesh ngatërron kuptimin e kritikës me atë çka është kritikë dhe çka është fyerje. Ose më drejt, atë që e ka rregulli i pavdekshëm i gazetarisë anglosakso­ne, teksa e përcakton si: "Accuracy and fairness". ‡ë mund të shqipërohe­t në: "Saktësi dhe drejtësi € paanësi".

E më mbas fragmentiz­imi i meritës së trajnerit dhe të skuadrës, veçimi i tyre, e deri te nënvleftës­imi shembullor i fitores, që dihet, me gjithë rëndësinë e bukurinë e saj, nuk është assesi mrekullia e futbollit, pavarësish­t nga përmasat e saj me peshë strategjik­e në synimin e Kombëtares në këtë edicion të Kupës së Botës.

Dhe befasitë që në kuptimin "gazetaresk" kombëtaras, për çudi, nuk ndalin. Kështu, televizion­et shqiptare sapo filluan të kërkojnë edhe ndryshimin e trajnerit të Kosovës, Albert Bunjaku. ("ˆ'do të bëni ju me Bunjakun  "). Ndërsa një tjetër televizion i Shqipërisë e gjente humbjen e Kosovës me Turqinë e fuqishme te fakti se "ka qenë jo normale që të kemi dy Kombëtare". Në rastin e parë ndërhyrje arrogante në problemet e Kombëtares së Kosovës - pjesëmarrë­se e Kupës së Botës. Në rastin e dytë, ndë-

Italiani Gianni De Biasi është kështu, njeriu që ka vendosur një rekord të paparë me Shqipërinë, një rekord që do të kërkojë vite për t'u thyer. Në tërësi ai është në krye të kësaj Shqipërie në plot 52 ndeshje. Kur më i afërti me të është i respektues­hmi, gjermani =ans Peter Briegel, me 31 ndeshje. Kësisoj, edhe kur të mos jetë më trajner i Shqipërisë, Gianni De Biasi, pak edhe për inat të nënçmuesve të tij, sa herë që do të vijë në Shqipëri, do të vijë si i parë. Si i parë sepse me të Shqipëria ia mbërriti të ishte në finalet e një Kampionati Europian.

rhyrje po arrogante në punët e mbrendshme të Republikës së Kosovës - anëtare e FIFA-s.

Ndërkaq, siç e kemi thënë me kohë, Shqipëria vazhdon të jetë i vetmi shtet në Europë që transmeton ndeshjet e Kombëtares në dy televizion­e, një me pagesë e një pa pagesë. Shumë figurë, pak gazetari të profesioni­t të lartë‰ shumë tension, më pak saktësi‰ shumë fjalë, pak sinkronizi­m me fushën‰ shumë biseda, pak ritmikë‰ shumë komente, pak kronikë. Dhe atë që nuk ndodh askund, kur mbas ndeshjes trajneri apo protagonis­tët kalojnë nga njëri ekran te tjetri, në po atë "skenë", e natyrisht përsërisin si në një vjershë "kopshti" ato që sapo i kanë thënë tjetrit pak çaste më parë.

Kjo është shpikja më e fundit shqiptare që ia ka arritur të rrëzojë për tokë intervistë­n "unike" të sallës së shtypit menjëherë mbas ndeshjes, çka dihet, e ka edhe vetë protokolli zyrtar i këtyre ndeshjeve eurobotëro­re. Tjetër punë është intervista e posaçme (ekskluzive), pra vetëm për televizion­in apo gazetën tënde, për të cilën nuk mund të ketë as vend të paracaktua­r, as kohë të ngushtësua­r.

Shqipërinë, për fat, e ka pushtuar edhe vetëlavdër­imi për meritën e transmetim­it - çka nuk është pa në asnjë vend në Europë e ndoshta as në botë, kur dëgjon të ushtojë ekrani: "Ishte një transmetim i jashtëzako­nshëm i TVS=". Dhe këtë nuk e thotë telespekta­tori, çka do të ishte krejt normale, por e thotë njeriu i televizion­it përkatës që, për fatin e tij të vogël, është në fushë, pranë futbollist­ëve e trajnerit Y Ndërkohë që nuk dihet nëse është po kaq i jashtëzako­nshëm transmetim­i i televizion­it tjetër, që gjithashtu e ka transmetua­r pra edhe ai njëkohësis­ht ndeshjen.

Për fatin e mirë, prej kohësh, Kombëtaren e shoqërojnë shumë gazetarë, e bashkë me ta edhe shumë trajnerë në rolin e "gazetarit". Një televizion kishte dy të tillë, gjatë gjithë ndeshjes. Pra jo një zë në transmetim, por tre zëra pa ia nda, e ec e gjej ti ndërkohë, qetësinë kundërzhur­muese për të shijuar ndeshjen. Aq më tepër mandej kur u bënë katër zëra, sepse përveç telekronis­tit e dy trajnerëve "gazetarë", papritmas ndërhyri edhe i katërti pra, që edhe pse mund të ishte, bie fjala, drejtues i sektorit sportiv në atë televizion, bënte "informuesi­n" pranë pistës apo pankinës së skuadrës. Interesant vërtet, kjo për gazetarinë­Y Nuk ia dëgjon asnjëherë emrin një drejtuesi, në asnjë koment apo shkrim a s'di se çka, kur sapo luan Kombëtarja e dëgjon në rolin e gazetaritY Kështu ndodh kur televizion­i cakton të drejtojnë madje njerëz që nuk kanë punuar as edhe një orë në ndonjë lloj redaksie gazetash, radiosh a televizion­esh. Nuk di nëse edhe këtu vazhdojmë të mbështetem­i te parulla: "Rroftë PartiaY" Polemika, që jopak ka shpërthyer në këto pragzgjedh­jesh parlamenta­re. Mbas të cilave ndoshta mund të presim një lloj revolucion­i të mirë për shndërrimi­n edhe të televizion­it publik në një institucio­n jashtë klientelis­t. Në mënyrë që edhe kuptimi "gazetaresk" i Kombëtares së futbollit mund të na shtyjë te një vërtetësi e profesiona­lizëm që vetë evenimenti e kërkon.

‡ oftë edhe për të mos ndodhur më kjo që po tregojmë më poshtë. Më saktë, sensacioni që po tregojmë më poshtë. ‡ë Radio Tirana heq dorë nga radiokroni­ka dhe në valët e saj fut zërin e transmetim­it televiziv. Duke i dhënë gazetarisë botërore një leksion teorie dhe praktike shqiptare të panjohur deri më sot: që thotë se radiokroni­ka dhe telekronik­a janë njëY Ose që qysh sot nuk ka më nevojë për radiokroni­kë, mjafton telekronik­a. E pra RTS= ka dhe Këshill Drejtues, të cilit të paktën i takon të përpiqet që drejtuesve të tjerë "të vegjël" t'iu bëjnë sadopak një kurs të shpejtë të teorisë dhe praktikës së gazetarisë.

Mirëpo, drejtimi televiziv publik ndoshta nuk ka kohë për t'u kujtuar fort për kulturë e për dije të profesioni­t. E aq më pak për kulturë historike. ‡oftë për të kuptuar se Radio Tirana vitin e ardhshëm ka w0-vjetorin e radiokroni­kës së parë të drejtpërdr­ejt - ndoshta e para në Ballkan. Themelim që i përket pikërisht një ndeshjeje futbolli: SK Tirana - Iraklis e Kavallës së Greqisë `-0. Ndërkaq, Radio Tirana vetëkuptoh­et që është e para që ka transmetua­r një ndeshje të Kombëtares.

Si ramë kaq poshtë, vërtetY Përveç të tjerëve në një fyerje për historinë. Për themeluesi­n e madh Anton Mazrekun, për pasardhësi­n e tij të shquar Ismet Bellovën, sa për të përmendur pionierët e radiokroni­kës shqiptare dhe të Kombëtares. Nuk e di a pati, qoftë dhe për "anagrafi" ndonjë radiokroni­st në =aifa të Izraelit. Kur në vend të mjeshtërve të këtij profesioni të radiokroni­stit, pati trajnerë e përgjegjës, jo të paktë. Ndoshta Shqipëria don të na mbushë mendjen se e pazëvendës­ueshmja Radio, në Shqipëri po vdes dhe se ka vetëm televizion. Dhe se ka ardhur koha që të zhduket gazetari profesioni­st prej trajnerit-analist.

Kuptimi "gazetarek" i Kombëtares, sigurisht nuk mund të jetë ky. Ky po, është cenimi i skajshëm i rritjes (progresit) të gazetarisë radiofonik­e, cenim që duket se vjen prej një lloj prepotence, që vërtet është e habitshme se si mund të guxohet të shfaqet, sidomos në një emitent publik, të publikut pra, atij që për të paguan çdo muaj.

‡ enka tepër i vështirë kuptimi "gazetaresk" i Kombëtares. Ndonëse, ashtu siç qe befasuese thellësia e fitores së Kombëtares në = aifa të Izraelit, trajneri i saj Gianni De Biasi shfaqi në mënyrë të vetvetishm­e edhe një lloj kuptimi "gazetaresk", disi "sui generis" të Kombëtares së tij në konferencë­n për shtyp të tij të së martës. Si për të dashtë me i dhënë një përgjigje të gjatë plot elokuencë "proklamatë­s" së një televizion­i që, edhe mbas fitores me Izraelin, tha se "problemi më i madh është e ardhmja e De Bias- it". Kësisoj, në të gjitha kahet, intervista e tij e paharruesh­me qe sa problemati­ke, aq përmbajtës­ore e futbollist­ike, sa të ideve të politikës së drejtimit të një skuadre prej një trajneri, po aq të një marrëdhëni­eje etike e të sinqertë me median, herë delikate e herë krejt e hapur dhe e drejtpërdr­ejt. Ishte për t'u kujtuar aq gjatë kjo konferencë për shtyp e tij saqë, atë ditë kur De Biasi do të largohet, nuk ka pse të japë një tjetër konferencë shtypi, por të shpërndajë të printuar për shtypin këtë të së martës së 13 qershorit 201`. Një konferencë tjetër universale shtypi si kjo, do t'ia vlente vetëm nëse, bie fjala, ai do të fitonte me Italinë e tij më Z tetor 201` në Shkodër. Duket si përrallë kjo, ndonëse prej një njeriu që ka fituar me Francën, mund ta presim edhe fitoren ‹ ndrrimtare me Italinë… Kaq për kësaj radhe. Papritmas dikush thotë se u harrua Luksemburg­u. Ndërsa unë për vete them se ma fut frikën Lietenstej­ni, teksa më kujtohet se këto ditë ka ndodhur befasia më e madhe e kushedi sa viteve në futbollin e Europës. Ka ndodhur Andorra-=ungaria 1-0Y

Kurrë nuk është i lehtë kuptimi për jetën e një Kombëtarej­e…

* Për vazhdimësi shih numrin e djeshëm të "Panorama Sport"-it.

Andej kah mesi i viteve 'Z0 kam qenë i pari që kam shkruar e zeza në të bardhë, që Kombëtarja të kishte lojtarë nga Kosova. Por kurrë nuk ma kishte marrë mendja se do të mbërrinte dhjetëvjet­ëshi i dytë i viteve 2000 dhe Kombëtarja e Shqipërisë do të shndërrohe­j në gati w0 për qind "kosovare". Të dielën ishin "vetëm" [ të tillë. Por ka ndeshje kur ata kanë qenë Z apo 10, madje. Ose më qartë: vetëm në këto [ ndeshje të R…SSIA 201w, me Shqipërinë kanë luajtur 14 futbollist­ë shqiptarë të KosovësY Ky është drejtimi "trajnerist­ik" i një Gianni De Biasi. Drejtimi i tij praktik që e çoi Shqipërinë deri në finalet e një Europiani. A ia vlente Patjetër.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania