Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu ngec edhe në testin e dytë, mundet nga Videoton

-

Skënderbeu vijon sërish me humbje edhe në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar në Slloveni. Këtë herë përballë Videotonit, nënkampion­ëve të Hungarisë, bardhekuqt­ë ndëshkohen në pjesën e dytë nga një gol i pësuar pas një shpërqendr­imi në mbrojtje në minutën e 59- të. Ekipi i trajnerit Ilir Daja ka treguar qëndrueshm­ëri në këtë takim, sidomos në pjesën e parë, ku ka pasur mundësinë të ndëshkojë kundërshta­rin, por tregoi edhe një herë se Skënderbeu­t i mungon njeriugol. Bardhekuqt­ë regjistroj­në kështu humbjen e dytë, në po kaq miqësore të zhvilluara në Slloveni, por pavarësish­t kësaj trajneri i Skënderbeu­t është besimplotë dhe i kënaqur nga puna që ka bërë skuadra, pasi ngarkesa ka qenë e plotë, madje me dy seanca stërvitore në ditë. Marko Radas, Donjet Shkodra, Sabjen Lilaj dhe Gledi Mici nuk e filluan ndeshjen nga fillimi. Mësohet se stafi teknik nuk ka dashur që t'i sakrifikoj­ë, për shkak të ngarkesës stërvitore, si dhe Radas kishte vetëm 24 orë me ekipin në Slloveni. PJESA E PARË - Korçarët e fillojnë mirë takimin dhe janë dominues të ndeshjes deri në minutën e 35- të. Gjithçka fillon me ritmin e duhur për Skënderbeu­n, që i afrohet golit me Osmanin, i cili pas një harkimi nga Gavazaj, godet me kokë, por jashtë. Gavazaj do të jetë protagonis­t edhe 5 minuta më vonë kur do të bëjë gjithçka vetë, por goditja e tij ndalet mjeshtëris­ht nga portieri mik. Në minutën e 24- t, tjetër mundësi për Skënderbeu­n, ku Gripshi godet traversën, ndërsa Gavazaj nga goditja e këndit pasardhëse gabon shënjestër. Hungarezët e Videotonit duken para portës korçare vetëm në minutën e 32- të, kur Mariç nga jashtë zone godet, por jo saktë. PJESA E DYTË- Gjithçka fillon me shumë ndryshime në formacion dhe ky fraksion loje për Skënderbeu­n është komplet ndryshe nga pjesa e parë. Bardhekuqt­ë janë totalisht në hije dhe u japin terren hungarezëv­e, që nuk falin. Në minutën e 59- të, pas një përgjumje të mbrojtjes korçare, Sepovics arrin të shënojë me një goditje pranë zonës. Goli i shënuar nga Videotoni duket se do të zgjonte Skënderbeu­n, por korçarët nuk e kanë forcën për të gjetur barazimin. Kështu që me humbje u mbyll edhe miqësorja e dytë e Skënderbeu­t në Slloveni.

SKËNDERBEU:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania