Panorama Sport (Albania)

Partizani, dy sulmues në provë

Luis Kaçorri, 19-vjeçari mirditor, prurja e dytë që u përgatit dje me kryeqyteta­sit

- ILIR CARA

Eenjtja ishte paralajmër­uar si ditë prurjesh në kampin e kuq, pasi ishte thënë se përgjegjës­i i merkatos së Partizanit do të sillte si fillim dy lojtarë të rinj. Realisht ashtu ka ndodhur në seancën e pasdites së djeshme, pasi nën urdhrat e trajnerit Sulejman Starova janë vënë edhe dy lojtarë të rinj. Fillimisht u mësua se të dy janë sulmues dhe që do të vëzhgohesh­in nga stafi teknik. Drejtuesit e klubit preferuan që të mos i deklaronin emrat e lojtarëve, ndonëse ata u bënë pjesë e skuadrës në stërvitje. Shkak për këtë është bërë një urdhër i Luçiano Moxhit, i cili nuk dëshiron që lojtarët të cilët nuk kanë firmosur të bëhen pjesë e lajmeve mediatike. Duke ditur se priten shumë afrime lojtarësh për t'u provuar, shefi i merakos së kuqe, Luçiano Moxhi, dëshiron që emrat të mos bëhen publikë. Gjithsesi, "Panorama Sport" ka bërë të mundur që përveç fotove të lojtarëve të sigurojë edhe emrat. Bëhet fjalë për dy qendërsulm­ues, kroati Sandro Ugrina, si dhe 19vjeçari shqiptar Luis Kaçori, që jeton në Itali. Nga ajo që u pa gjatë seancës së djeshme, sulmuesi kroat ka lënë përshtypje të mirë te stafi teknik dhe ekipi. 19- vjeçari Luis Kaçorri vjen nga Italia, por me origjinë është nga Mirdita. Kaçorri luan si qendërsulm­ues

në ligat e ulëta në Itali, ku në sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës "Jolly & Montemurlo". Moxhi nuk ka dashur të publikohen emrat e dy lojtarëve, por nuk dihet nëse ata bëjnë pjesë te lista e lojtarëve që ai do të sjellë për Partizanin

KROATI- Sandro Ugrina në sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës kroate RNK Split, ku në pjesën e parë të kampionati­t ka qenë shok skuadre me ish-sulmuesin e Partizanit, Elis Bakaj, i cili për mosshlyerj­eje të pagave u rikthye në Shqipëri te Vllaznia.

Ugrina është i datëlindje­s 10 gusht 1991 dhe karrierën e tij e ka zhvilluar vetëm në Kroaci me Inter Zapreshiç, Gorica, Cibalia dhe së fundmi me RNK Split. 25-vjeçari aktivizohe­t si "pykë", por statistika­t e golave nuk i ka shumë të pasura, 10 gola në 6 sezone. Gjithsesi,

sulmuesi kroat ka lënë përshtypje të mirë në seancën e parë që ka zhvilluar me ekipin. Ugrina do të vëzhgohet nga stafi, ku me shumë mundësi ndeshja e sotme e kontrollit brenda grupit mund të vendosë shumë për të ardhmen e sulmuesit kroat me Partizanin.

 ??  ?? SANDRO UGRINA
SKEDA Datëlindja: 10/08/1991 Vendlindja: Kroaci Gjatësia: 189 cm
Roli: Qendërsulm­ues KARRIERA 2011- 2012 Inter Zapreshiç 2012- 2013 Gorica 2014- 2016 Cibalia
2016- 2017 RNK Split
SANDRO UGRINA SKEDA Datëlindja: 10/08/1991 Vendlindja: Kroaci Gjatësia: 189 cm Roli: Qendërsulm­ues KARRIERA 2011- 2012 Inter Zapreshiç 2012- 2013 Gorica 2014- 2016 Cibalia 2016- 2017 RNK Split
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania