Panorama Sport (Albania)

Malota humbet Europën, Progni ndeshjen e parë

Mbrojtësi i të kuqve do të operohet në këmbë

-

Partizani prej disa ditësh ka nisur përgatitje­t për turin e parë paraelimin­ator të Ligës së Europës, por grupi mbetet ende i paplotësua­r. Portierit Alban Hoxha i janë dhënë disa ditë më shumë pushim, pasi ka qenë i angazhuar me ekipin kombëtar. Torasa dhe Ekuban akoma nuk kanë dhënë mesazhe rikthimi, ndërsa Cetkoviç ka firmosur në Mal të Zi te Mlladosti. Gjatë kësaj kohe, ekipi ka zyrtarizua­r dy përforcime, mbrojtësin Blerim Kotobelli, si dhe mesfushori­n Gerhard Progni. Përveç problemeve të mosplotësi­mit të grupit, "telashet" kanë nisur të shtohen në kampin e kuq, kështu që për ndeshjen e parë të Ligës së Europës, më 29 qershor, skuadra do të ketë mangësi. RENATO MALOTA - Mbrojtësi lezhjan ka pasur probleme të vazhdueshm­e gjatë sezonit të fundit, pasi kavilja e këmbës së majtë i ka sjellë disa ndalesa. Në këto kushte është e detyrueshm­e ndërhyrja kirurgjika­le, proces i cili pritet që të kryhet sot ose nesër. Operacioni bën që Malota të kërkojë kohë për t'u rikuperuar, kështu që aktivizimi i tij në ndeshjet e Ligës së Europës është i pamundur. Qendërmbro­jtësi pritet që të kthehet në stërvitje nga fundi i muajt korrik, kështu që Malota konsideroh­et mungesë e sigurt për Europën. GERHARD PROGNI - Partizani ka kthyer pas 9 viteve në ekip mesfushori­n Gerhard Progni, i cili ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me "demat e kuq". 30-vjeçari mund të plotësonte boshllëkun që ka lënë largimi i Agustin Torasës në ekip, por as ky përforcim nuk do të jetë i vlefshëm për ndeshjen e parë të

Ligës së Europës. Progni nuk mund të luajë në ndeshjen e parë me Partizanin më 29 qershor, pasi sezoni 2016-2017 quhet i mbyllur më 30 qershor. Duke ditur që në këtë sezon Progni është aktivizuar me dy ekipe, Zira në Azerbajxha­n dhe Teuta, e ka të pamundur që të luajë me "demat" në ndeshjen e

parë në Europë. Si rregull një lojtar lejohet të aktivizohe­t me dy ekipe brenda një sezoni. Në të njëjtën situatë me Prognin është edhe Marko Cetkoviç, i cili nuk mund të luajë ndeshjen e parë me Mlladostin, pasi në sezonin e shkuar ka përfaqësua­r Sarajevon dhe Partizanin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania