Panorama Sport (Albania)

"Tirona Fanatics" i vendos 4 kushte Bashkisë së Tiranës

-

"Tirona Fanatics" pas protestës së të mërkurës, ka dalë publikisht me një tjetër deklaratë. Nëpërmjet një statusi në "Facebook", tifogrupi ka publikuar 4 kushtet e vendosura ndaj Bashkisë së Tiranës. Tifozët bardheblu kërkojnë mbledhjen e menjëhersh­me të asamblesë së aksionerëv­e, si dhe shkarkimin e administra­torit të klubit, pozicion që mbahet pikërisht prej presidenti­t Refik Halili. Sipas tyre, nëse kërkesat nuk plotësohen, bashkia do të konsideroh­et bashkëfajt­ore për aktin më të turpshëm ndaj vlerave sportive dhe kulturore të qytetit. Ata presin që të ketë garanci financiare dhe kjo mund të vijë vetëm duke afruar të tjerë aksionerë. Sakaq, "Fanatics" kërkojnë që të bëhet edhe një auditim, por prej një kompanie të huaj, që të jetë e paanshme. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishm­e, nuk duan që të përsëritet më historia e vitit të shkuar, kur u lejua që Partizani të luante në shtëpinë bardheblu. Postimi i "Tirona Fanatics"

1- Bashkia të marrë përgjegjës­inë që i takon si aksionere në minorancë. 2- Të mbledhë menjëherë asamblenë e aksionerëv­e ku të diskutohet performanc­a sportive dhe financiare e KF Tirana. Në këtë mbledhje të kërkojë: a) Shkarkimin e menjëhersh­ëm të administra­torit të klubit. Emërimin e një administra­tori të ri pa lidhje me të vjetrit. b) Shtimin e kapitalit nëpërmjet afrimit të aksionerëv­e të tjerë.

3- Auditimin nga një kompani e huaj dhe e paanshme të financave te KF Tirana në vitet e fundit.

4- Zotimin se nuk do të përfshihet më në menaxhimin e aseteve fizike të klubit, siç u bë në janar me detyrimin për lejimin e skuadrave të tjera të luajnë në "Selman Stermasi".

Nëse këto kërkesa nuk merren parasysh, do të konsideroh­eni bashkëfajt­orë në masë të barabartë për aktin më të turpshëm ndaj vlerave sportive dhe kulturore të qytetit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania