Panorama Sport (Albania)

Stërvitja me 15 lojtarë, Hoxhallari ofertë nga Kroacia

Lokomotiva e Zagrebit, gati të blejë kartonin e mbrojtësit

- ADELA MERKO

Tirana nis më në fund stërvitjen. Edhe pse me vonesë dhe me një grup "të cunguar", bardheblut­ë kanë startuar punën për Ligën e Europës. Axhenda është zyrtarizua­r as më shumë e as më pak se në mesditë, ndërsa seanca e parë u zhvillua në orën 1?:30 në stadiumin "Selman Stërmasi". Nën drejtimin e dyshes EgboGvozde­noviç ishin 15 futbollist­ë, shumë pak në fakt, por duke qenë se koha nuk premton, drejtuesit nuk mund ta shtynin më. Të pranishëm ishin 4 portierët Lika, Bakaj, Shehri dhe Çali, mbrojtësit Kërçiku, Cake, Doka, Hoxhallari, Domgjoni, Turtulli dhe Nuriu, për mesfushën ishin vetëm Karabeci dhe Daja, ndërsa në sulm Berisha me Halilin. Gjasat janë që organika të pasurohet me kalimin e ditëve, ndërsa priten 6 afrikanët, por edhe disa të rinj të tjerë. Kthim pas nuk ka vetëm për tre, të cilët mund të konsideroh­en të larguar zyrtarisht. Afrim Taku, Olsi Teqja dhe Gilman Lika. Asnjëri nuk ishte dje. I pari gjendet në Amerikë në tentativë për të firmosur atje, ndërsa dy të tjerët

e mendojnë të ardhmen diku tjetër. Asnjëri prej tyre nuk kishte kontratë, ndaj nuk ka më shans për rinovim. HO HALLARI

Pasi të mbyllen ndeshjet europiane, pritet që Tirana të pësojë ndryshim rrënjësor në organikë. Të shumtë janë ata

që do të largohen, por qëllimi i klubit është që të mbushë edhe arkën në të njëjtën kohë, derisa pjesën më të madhe të futbollist­ëve i ka nën kontratë. Erjon Hoxhallari me shumë gjasë do të jetë i pari që do të lërë kryeqyteti­n pas Ligës së Europës. Në klub ka ardhur

ofertë konkrete për mbrojtësin e linjës së majtë. Lokomotiva e Zagrebit është gati që të blejë kartonin e tij dhe në dispozicio­n ka dhënë një shumë që shkon mbi 120 mijë dollarë (afërisht). Vetë lojtari ka dhënë OK-in, pasi e sheh këtë si momentin e duhur për të nisur një

aventurë jashtë vendit, por vendimi i takon Tiranës. Në klub do të studiojnë që të gjitha opsionet dhe më pas do t'u japin një përgjigje konkrete homologëve kroatë. Në të njëjtën rrugë është edhe Merveil me Dokën, megjithatë për ta nuk dihet asgjë më shumë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania