Panorama Sport (Albania)

Aktiviteti për Lekbellon, kritika për klubin bardheblu

-

"Tushe nuk je vetëm" ka qenë slogani që ka bërë bashkë ishlegjend­a të futbollit shqiptar me fanellën e Kombëtares ndër vite apo edhe ata që kanë bërë historinë e lavdishme me klubin e futbollit Tirana. Legjenda të klubit bardheblu dhe të ekipit kombëtar janë bërë bashkë në një aktivitet për nder të Artur Lekbellos, i cili vuan një sëmundje të rëndë. Për disa orë, kundërshta­rë dhe rivalë në të shkuarën në futbollin e luajtur, janë bërë bashkë për të kontribuua­r në një aktivitet që i shkon sadopak në ndihmë një legjende si Lekbello. Jo vetëm ish-futbollist­ë apo ish-trajnerë, por edhe dashamirës të sportit janë bërë bashkë me kontribute­t e tyre në ndihmë të ish- mesfushori­t të Tiranës dhe Kombëtares, Artur Lekbellos. STADIUMI - Mirëpo, dje, në orët e mbrëmjes ka qarkulluar një zë që bënte me dije se zyrtarët e klubit kryeqyteta­s nuk kanë lejuar zhvillimin e këtij aktiviteti në stadiumin "Selman Stërmasi". Kjo ka bërë që organizato­rët e këtij takimi miqësor futbollist­ik ta zhvillonin në një kompleks privat në kryeqytet. REAGIMI I KLUBIT - Dje, në lidhje me të gjithë zërat që kanë qarkulluar për moszhvilli­min e ndeshjes në stadiumin "Selman Stërmasi", gazeta kontaktoi klubin për të marrë një reagim mbi çështjen. "Federata si organizato­re e këtij takimi miqësor kërkoi që të luhej ndeshja në impiant. Mirëpo, me përfundimi­n e ndeshjes së Kombëtares Shpresa ndaj Francës, 'Selman Stërmasi' është në proces rikonstruk­sioni. Po ndërhyhet te pjesa e portave, po bëhet ndërrimi i barit në zonat e portierit, po ndërhyhet në disa pjesë të rrethimit, po ndërhyhet edhe në disa pjesë të tribunave, në mënyrë që ky impiant të jetë plotësisht gati për ndeshjet e Europës, pas shfrytëzim­it gjatë gjithë sezonit. Për këtë arsye, edhe vetë skuadra e Tiranës dje nuk ka zhvilluar stërvitje në të gjithë hapësirën e fushës, por në zona ku nuk po punohet. Si pasojë e këtij procesi, klubi ka kërkuar nga federata që të mos e zhvillojë ndeshjen në këtë impiant", ka sqaruar për "Panorama Sport" zyra për shtyp. O. Tujani

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania