Panorama Sport (Albania)

Shameti: Përfaqësim dinjitoz në Europë dhe mbrojmë titullin

Qendërmbro­jtësi pret të rinovojë

-

Pjesë e rëndësishm­e e skuadrës së Kukësit në sezonin e shkuar ka qenë edhe Ylli Shameti. Qendërmbro­jtësi gjirokastr­it, përveç sigurisë në prapavijë, ka arritur të bëjë mirë edhe në fazën sulmuese, madje duke gjetur edhe rrjetën në disa raste. Në një intervistë për "Panorama Sport", Shameti tregon objektivat e verilindor­ëve, si dhe flet për të ardhmen e tij, të cilën natyrisht e sheh tek ekipi kampion.

Sa e shijuat titullin kampion dhe cila është ndjesia që ju mbetet pas një trofeu të tillë?

Për mua ishte diçka shumë e bukur, sepse nuk e kisha provuar më parë, ndjesia ishte e jashtëzako­nshme, na u shpërblye sakrifica e gjithë vitit. I gëzuar isha dhe jam jo vetëm unë, por dhe familja ime, të cilët i falënderoj shumë për mbështetje­n që më kanë dhënë. Mendoj se e merituam duke parë ecurinë pozitive gjatë të gjithë vitit. Personalis­ht më vjen mirë që kam qenë një nga protagonis­tët kryesorë në këtë titull. Ishte një vit i gjatë plot sfida, kaluam me sukses një rrugë të vështirë, e cila na ka bërë më të fortë dhe më të pjekur. Përpara është Liga e Kampionëve. Cilat janë synimet në këtë kompeticio­n?

Pas suksesit që morëm brenda vendit, tani do të kërkojmë një tjetër jashtë tij. Po përgatitem­i intensivis­ht gjatë kësaj periudhe dhe uroj të përfaqësoh­emi denjësisht në Ligën e Kampioneve duke kaluar ture.

Do të tentojë Kukësi të fitojë sërish titullin kampion sezonin e ardhshëm?

Kukësi është i ndërtuar për të fituar tashmë, sepse e ka treguar këto 5 vjet që i ka fituar të gjitha, kështu që, pse jo, edhe sezonin e ri besoj se ky do të jetë objektivi.

Jemi në kohë merkatoje dhe nga skuadra ka pasur disa largime. Keni një koment? Në çdo periudhë merkatoje ka largime edhe afrime, kemi kaluar shumë mirë me ata lojtarë, kanë dhënë kontributi­n e tyre te ne dhe uroj që edhe lojtarët e tjerë që do vijnë të bëjnë të njëjtën gjë për të realizuar objektivat. Jemi në situatë përgatitje­sh nga ana fiziko-taktike dhe presim që grupi të plotësohet për të qenë gati për ndeshjen e 11 korrikut. Megjithatë, klubi nuk ka bërë ende asnjë afrim... Këto gjëra i takojnë stafit dhe klubit për të piketuar lojtarët e duhur që do të plotësojnë vendet bosh në ekip, por për mua si lojtar uroj që të përshtaten shpejt me pjesën tjetër dhe t'i marrim frytet sa më shpejt. Kontrata ju ka skaduar, keni biseduar me presidenti­n për të ardhmen?

Jo, nuk kemi biseduar sepse ai është i angazhuar në fushatën politike siç dihet, por mendoj dhe besoj se shumë shpejt klubi do më ofrojë një kontratë të re. Dëshira ime është të qëndroj gjithmonë nëse biem dakord financiari­sht. Kukësi është si shtëpia ime, sukseset në vitin që kaloi, arritjet e tre kupave brenda një viti, njohja mjaft e mirë e kësaj skuadre dhe këtij klubi, afrimiteti me tifozët dhe me qytetarët kuksianë e kanë bërë Kukësin si pjesë e pandashme imja, ndaj pres të më ofrojnë kontratën e re nëse presidenti mendon se do jem, sepse dëshira ime absolute është që të qëndroj te Kukësi nëse biem dakord dhe me parametrat financiare. Aktualisht kam oferta nga jashtë dhe brenda vendit, por fillimisht pres Kukësin. Mendoj se kam bërë një sezon fantastik dhe jam në një formë të shkëlqyer. S.Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania