Panorama Sport (Albania)

Cungu lëshon alarmin: Stërvitja të nisë sa më shpejt

Llogaritë e bllokuara pengojnë merkaton e shkodranëv­e

-

Vllaznia në këto ditë të merkatos së verës është e përgjumur. Gjatë këtyre ditëve janë lakuar emra të ndryshëm, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Mungojnë kontaktet me lojtarë të ndryshëm e po ashtu nuk ka shumë lëvizje. Edhe koha kalon dhe skuadrat e tjera të Kategorisë Superiore janë duke u bërë gati për sezonin e ri, në radhët e Vllaznisë mungojnë lëvizjet. Në fakt, kjo situatë te shkodranët është përsëritur të paktën në 5 vitet e fundit dhe trajneri kërkon që skuadra të grumbulloh­et sa më shpejt. "Unë si trajner e kam të qartë se kur duhet të nisë stërvitja dhe çfarë duhet të bëj. Pa dyshim që në javën e fundit të qershorit futbollist­ët duhet të jenë në fushën e stërvitjes ose maksimumi në fillim të korrikut. Nëse nuk ndodh kështu, atëherë do të krijohen probleme. Kampionati zakonisht fillon në javën e fundit të gushtit dhe prandaj ekipi do kohën e vet për t'u bërë gati. Shpresoj që së shpejti shumë pikëpyetje që kemi për vazhdimësi­në të marrin përgjigje sa më shpejt", ka thënë Cungu.

BLLOKIMI - Një pengesë e madhe për Vllazninë është sekuestroj­a që i është vendosur klubit dhe pamundësia për të bërë lëvizje në llogaritë bankare për një detyrim që i ka kompanisë "Gea Sport". Kështu drejtuesit ndodhen përpara një vështirësi­e, sepse lojtarët cilësorë që vijnë në merkato zakonisht një pjesë të parave nga kontrata që nënshkruaj­në e marrin në dorë dhe pjesën tjetër në fund të çdo muaji. Këtë mundësi, të paktën momentalis­ht, Vllaznia nuk e ka dhe kjo i vë futbollist­ë të ndryshëm në dyshim nëse do të jenë pjesë e kuqebluve apo jo. Në këtë mënyrë e vetmja mundësi momentale për kuqeblutë është që Vllaznia të bazohet te lojtarët e rinj shkodranë dhe deri tani kjo është forma e ndërtimit të ekipit që po synojnë drejtuesit. Natyrisht që të rinjtë janë premtues, por jo për të ndërtuar një ekip që të ketë një fytyrë më pozitive nga sezoni që sapo u mbyll. Përveç merkatos që ende nuk dihet se si do bëhet, te Vllaznia nuk ka ende asnjë ide as për ditën kur do të grumbulloh­et skuadra për të nisur përgatitje­t për sezonin e ri. Stafi teknik dhe lojtarët që janë ende nën kontratë vijojnë që të shijojnë pushimet. Ende askush nuk u ka komunikuar se kur do të grumbulloh­en për të qenë të gatshëm për kampionati­n e ardhshëm. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania