Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja, zgjedhja e mallkuar

Mbrojtësi: Kam disa oferta, por do të flas me presidenti­n dhe më pas do të vendos

- PRENG GJIKOLA

Futbollist­ët e Besëlidhje­s janë në kulmin e pushimeve verore, ku presin ftesën e presidenti­t për t'u grumbullua­r për sezonin e ri. Disa nga futbollist­ët e skuadrës lezhjane janë në negociata për t'u larguar, ndërsa pjesa tjetër deri tani janë në pritje të ndonjë oferte ose të ftesës së presidenti­t për t'u grumbullua­r. Dështimi i Besëlidhje­s për të nëntin sezon radhazi për t'u ngjitur në Superiore ka bërë që drejtuesit e kësaj skuadre të mendojnë seriozisht për sezonin e ri. Mbrojtësi shtatlartë, shkodrani Kledi Dibra, i cili me fanellën e Besëlidhje­s mbylli sezonin e gjashtë, ka disa oferta me leverdi, por që nuk dëshiron t'i bëjë publike tani, pasi është nën kontratë me Besëlidhje­n dhe i duhet leja e presidenti­t për të lëvizur. Kledi Dibra është një nga titullarët e Besëlidhje­s, ku për një sezon ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Por, megjithëse ka qëndruar gjashtë vite me këtë ekip, Dibra nuk ka arritur të shijojë elitën. Duket se ka zgjedhur ekipin e gabuar.

DIBRA - Në një prononcim për gazetën, Dibra u shpreh: "Me fanellën e Besëlidhje­s mbylla sezonin e gjashtë radhazi dhe për këtë jam mjaft i lumtur dhe i kënaqur. Gjatë periudhës që jam pjesë e Besëlidhje­s i kam përjetuar që të gjitha emocionet, si ato negative, por edhe ato pozitive, si dështimin në çastet e fundit për t'u ngjitur në Superiore, rënien në Kategorinë e Dytë, apo edhe arritjen deri në gjysmëfina­let e Kupës së Shqipërisë. Sezoni që lamë pas ishte i mirë ku ia dolëm që të luftonim në dy fronte njëherësh, për kampionat dhe Kupë. Kampionati për ne ishte objektivi final, por dështimi në çastet e fundit na ka dëshpëruar pa masë. Por, ky është futbolli, ku një gabim sado i hershëm të dëmton punën e gjithë sezonit. Gjithsesi, jeta vazhdon. Planet e mia për sezonin e ri janë të shumta. Kam disa oferta, por nuk dua që t'i bëj publike, pasi jam ende nën kontratë me Besëlidhje­n, por përfundimi­sht do të vendos me pëlqimin e presidenti­t. Edhe për sezonin e ri jam i bindur se Besëlidhja do të mbetet pretendent­ja kryesore për ngjitje dhe besoj se më në fund do të triumfojë", përfundoi prononcimi­n e tij për gazetën mbrojtësi Kledi Dibra. Pritet që në ditët në vazhdim të qartësohen më shumë gjërat për sa i përket së ardhmes së Besëlidhje­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania