Panorama Sport (Albania)

Humor dhe keqardhje, ja 10 çuditë e klubit të Elbasanit

U dhanë vetëm gjysmat e rrogave, ikën jabanxhinj­të

- VLADIMIR MEMA

Elbasani ra në pikën më të ulët në his torinë e vet futbollist­ike, teksa sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Dytë. "Panorama Sport" u bën një skaner 10 "çudive" që kanë shoqëruar këtë klub gjatë këtij sezoni. Duke nisur nga shitja e mbetur në "tentativë" e aksioneve, rënia nga kategoria pas hyrjes në garë si pretendent­ë për t'u ngjitur dhe lojtarë që përjashtoh­en sepse kërkojnë rrogat, janë disa prej paradoksev­e të një klubi që ka lënë gjurmë në historinë e futbollit shqiptar. Një klub ku ekipet e moshave do të militojnë në Superiore, ndërsa skuadra e parë në Kategorinë e Dytë. Një histori që nisi me shitjen e aksioneve rreth 1 milion euro një kompanie angleze dhe përfundoi me rënien e ekipit në nivelin e tretë të futbollit shqiptar. Ja dhjetë çuditë e Elbasanit që ndodhën në sezonin e kaluar.

- Në shtator të 2016- ës, klubi i Elbasanit nisi procedurat për shitjen e aksioneve te pronarë anglezë. Edhe sot e kësaj dite kur u mbyll kampionati, situata është e paqartë, ku nuk dihet se kush drejton. As kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini, apo ish-presidenti Arben Laze nuk janë prononcuar për situatën që është krijuar në klub.

- Fillimisht kompania e huaj firmosi blerjen e aksioneve me emrin "Level Up Sa". Më pas, ajo firmosi sërish kontratën për blerjen e aksioneve me emrin "Mançester Group".

- Gjatë të gjithë kampionati­t, lojtarët morën më pak sesa gjysmat e rrogave që u takonin. Një pjesë e tyre u dhanë nga "pronarët" e rinj.

-Pa u mbyllur mirë gjysma e kampionati­t dhe kur ende nuk ishte hapur merkato e dimrit, Elbasani përzuri të gjithë jabanxhinj­të, pasi u konsiderua­n si organizato­rë të bojkotit për shkak të rrogave.

- Të gjithë ata futbollist­ë që u larguan në mesin e sezonit nga verdheblut­ë arritën objektivat me skuadrat që mbyllën kampionati­n, Elbasani jo.

-Verdheblut­ë hynë si pretendent­ët kryesorë për ngjitjen në Superiore, por në fund të edicionit ranë në Kategorinë e Dytë.

- Elbasani ka një nga dy stadiumet më modernë të vendit tonë, por me sa duket i rezultoi një "mallkim". Më fatlumët pas rënies së Elbasanit në të Dytën do të jenë skuadrat kundërshta­re që do të vizitojnë këtë impiant. Për lojtarët e ekipeve kundërshta­re do të jetë një mundësi për të shkrepur foto dhe ruajtur kujtime nga një prej stadiumeve më të mirë që ka Shqipëria.

-Edhe pse një nga qytetet më të mëdha në vend dhe me një tifozëri të madhe, Elbasani pati një nga mesataret më të ulëta të sportdashë­sve

në stadium. Paraqitjet e dobëta të skuadrës bënë që edhe tifozët të largoheshi­n.

-Të vetmen ndeshje që Elbasani e fitoi me dy gola diferencë sezonin që sapo lamë pas, ishte ndaj Turbinës ( 3- 1). Si për ironi të fatit, kjo ndeshje është vënë nën hetim nga Komisioni i Etikës dhe dyshohet si e trukuar.

- Ekipet e moshave, paratërinj­të dhe të rinjtë, do të luajnë dy kategori më lart sesa ekipi i parë. Moshat militojnë në Superiore, ekipi i parë në të Dytën.

 ??  ??
 ??  ?? euro u shitën aksionet e Elbasanit te kompania angleze "Level Up Sa" në shtator të vitit të kaluar. Kjo shumë do t'i shkonte Bashkisë së Elbasanit dhe ishpreside­ntit Arben Laze si aksionerë, por që deri tani nuk është derdhur.
euro u shitën aksionet e Elbasanit te kompania angleze "Level Up Sa" në shtator të vitit të kaluar. Kjo shumë do t'i shkonte Bashkisë së Elbasanit dhe ishpreside­ntit Arben Laze si aksionerë, por që deri tani nuk është derdhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania