Panorama Sport (Albania)

Gati stadiumi, tapet nga Italia për Tomorin

-

Tomori do të rikthehet të luajë në stadiumin e vet në kampionati­n e ardhshëm. Beratasit u detyruan të zhvendoses­hin në Kuçovë gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar, pasi tapeti i stadiumit "Tomori" ishte në gjendje skandaloze. Dhe menjëherë nisi puna për rikonstruk­sionin e stadiumit.

TAPETI - Kur kanë kaluar rreth tre muaj nga fillimi i punimeve për rikonstruk­sionin e stadiumit të Beratit, duket se gjithçka ka shkuar në rrugën e duhur. Aktualisht, kanë përfunduar të gjitha fazat e rikonstruk­sionit të fushës së stadiumit dhe ajo që ngelet tashmë është vetëm shtrimi i tapetit me bar artificial. Ky tapet pritet të vijë në javët në vazhdim nga Italia duke qenë i standardev­e më të larta dhe sipas të gjitha kushteve të kërkuara nga FIFA dhe UEFA. Zgjedhja e një tapeti të tillë është bërë që të jetë në funksionim­in edhe të ekipeve zinxhir, pasi stadiumi i vjetër ka shumë probleme dhe në kohë me reshje shiu është i papërshtat­shëm për të zhvilluar një ndeshje futbolli. Ndërkaq, është bërë rikonstruk­sioni i ambienteve të jashtme të stadiumit dhe i atyre të brendshme. Stadiumi do të ketë një pamje të re nga jashtë, në një kohë që ishte në gjendje shumë të keqe. Gjithashtu, është ndërhyrë edhe në ambientet e brendshme të stadiumit për të krijuar kushte sa më të mira. Duket se ekipi do të rikthehet të luajë në një impiant me kushte shumë të mira në kampionati­n e ardhshëm. Ajo që mbetet për t'u parë, është skuadra që do të ndërtohet për sezonin e ri. Një impiant modern dhe tapet i ri sigurisht që kërkojnë edhe një skuadër të denjë që të synojë rikthimin në Superiore. Tifozët e presin me padurim rikthimin e ekipit në elitë. Por, gjithçka varet nga drejtuesit që duhet të mendojnë të ndërtojnë një ekip cilësor. Pritet që në korrik të mësohet më shumë për të ardhmen e skuadrës. Eris Sylyku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania