Panorama Sport (Albania)

Luiza Gega, rekord kombëtar në 3000 m/p

Stërmasi: Kohë e fortë, kapi edhe normën e Botërorit

- OLGERT SERANI

Luiza Gega ka thyer sërish rekordin ko mbëtar në 3000 m p. Atletja shqiptare në eventin prestigjio­z të "Diamond League" në Oslo regjistroi kohën 9:26.05, duke "zeruar" rekordin e mëparshëm të vendosur nga vetë atletja korrikun e kaluar në Europianin e Amsterdami­t 9:28.52, ku edhe u shpall nënkampion­e. Në përfundim të garës Gega u rendit e pesta mes 13 atleteve, duke bërë një performanc­ë të shkëlqyer. Koha e shënuar nga Gega është konvertuar edhe në normë e Botërorit. Vendin e parë e zuri dje atletja keniane Norah Jeruto, me 9:1Y.2Y. Trajneri Taulant Stërmasi u shpreh i kënaqur me kohën e Gegës. Në një prononcim për gazetën, Stërmasi u shpreh: "Taktikisht si garë ishte shumë e mirë, teknikisht mirë me probleme të vogla. Kalimet i ka pasur shumë të mira. Luiza psikologji­kisht hyri sot në garë për të bërë maksimumin. Ka qenë paksa e ndrojtur. Gjithsesi jam i kënaqur pasi është rekord kombëtar, e pesta në ' Diamond League'. Plus kësaj kaloi kundërshta­ren e vetme të drejtpërdr­ejtë, gjermanen. Sot vetëm dy kundërshta­re nuk kishin ardhur, një keniane dhe një nga Bahreini. Ishte Asefa e treta e botës që doli e dyta. Ndërkohë që zviceranen nuk e shoh si rivale të fortë dhe të drejtpërdr­ejtë të Luizës. Patjetër që vrapoi shumë mirë. Rivalja jonë do të jetë gjermania dhe

sigurisht objektivi jonë në garën më të parë do të jetë poshtë 9.20, besoj në Botëror. Njëherësh ka kapur edhe normën e Botërorit. Në momentin që flasim Gega është e kualifikua­r në Botëror në 1500 m nga dimri dhe sot (dje) në 3000 m p. Norma është 9.42, ndërsa Gega ka vrapuar 9.26. Shpresojmë të kualifikoh­et edhe Smajlaj tani afër. Në Botëror do të marrë pjesë në

3000 m p. Besoj dhe shoh që Luiza ka potencial të madh, mund të përmirësoj­ë në 2-4 sekonda kohë. Mund të them që sot nuk ka marrë maksimumin e vetë për atë fazë përgatitor­e që ka bërë për shumë arsye. Por që 9.26 është një kohë e fortë dhe mund të ketë kapur 1200 pikë olimpike, hera e parë për një shqiptare", deklaroi i mirënjohur­i i trajningut, Taulant Stërmasi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania