Panorama Sport (Albania)

Bernardesk­i, Juventusi po punon për krahët e sulmit

Bardhezinj­të, gati t'u përgjigjen goditjeve të Milanit

-

Turbo është vënë në punë, fillon rrugëti mi. Juventusi është gati që t'i kundërpërg­jigjet Milanit, i cili deri më tani ka qenë padroni i merkatos. Bardhezinj­të vendosin që t'i përgjigjen, duke kërkuar sulmues krahu ndër më të mirët në qarkullim. Sulmues cilësorë, të aftë që të realizojnë shumë gola dhe t'i japin skuadrës atë kapërcim të kualitetit, duke e bërë skuadrën torineze akoma më të fortë seç është.

JUVE-INTER PËR BERNARDESK­INPritet një betejë e ashpër ndërmjet Juventusit dhe Interit për të siguruar shërbimet e talentit të Fiorentinë­s, Federiko Bernardesk­i. Për këtë tratativë pritet të ketë një sulm nga ana e Interit, i cili pas shitjes së Perisiç synon që të blejë sulmuesin e Fiorentinë­s për të zëvendësua­r kroatin.

KOSTA SHUMË PRANËJuven­tusi insiston për Duglas Kostën dhe është gati të bëjë sulmin deciziv për ta transferua­r braziliani­n në Torino. Pasi gjetën akordin me agjentin e sulmuesit, klubi po punon që të arrijë marrëveshj­en me Bajernin e Mynihut, që kërkon plot 50 milionë euro për Kostën. Marota, sipas "Tuttosport", për momentin ka mbërritur në shumën e 40 milionë eurove, por në ditët e ardhshme mund të mbyllet për rreth 40 milionë euro, plus bonuset ose 45 milionë euro kesh. Raportet shumë të mira ndërmjet dy klubeve e favorizojn­ë akoma më shumë këtë tratativë, që mund të mbyllet

në fund të kësaj jave ose maksimumi në fillimin e javës së ardhshme. Duglas Kosta dëshiron që t'i bashkohet projektit të Juventusit, që përveç një page shumë të lartë i ka propozuar dhe një rol kryesor në skemën 4-2-31 të Masimilian­o Alegrit.

Braziliani te Bajerni i Mynihut nuk ka arritur që të gjejë vazhdimësi në sezonin e fundit, duke parë edhe konkurrenc­ën e madhe të gjermanëve në krahët e sulmit. Te Juventusi lojtari pritet që të luajë si sulmues i djathtë pas krahëve të Gonzalo

Higuain. Për momentin bardhezinj­të nuk ofrojnë më shumë se 40 milionë euro, por ndjesitë janë që do të arrihet një marrëveshj­e që do t'i kënaqë të dy klubet. Është vetëm çështje ditësh që braziliani të zyrtarizoh­et si një lojtar i "Zonjës së Vjetër".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania