Panorama Sport (Albania)

"De Rosi do të 'zëvendësoj­ë' Françesko Totin"

-

Pas nënshkrimi­t të kontratës, trajneri i ri i skuadrës së Romës, Eusebio Di Françesko, ka folur në konferencë­n për shtyp. Gjatë kësaj konference ai ka dhënë opinionin e tij mbi Françesko Totin, Radja Naingolan, Domeniko Berardin dhe impaktin që kanë tifozët për skuadrën italiane.

MBI IMPAKTIN E TIFOZËVE"Rëndësia e tifozërisë për të gjithë lojtarët e skuadrës është jashtëzako­nisht e madhe. Jam i bindur që ata gjithmonë kanë qenë lojtari ynë i dymbëdhjet­ë. Çdokush që dashuron dhe vesh fanellën i përçon skuadrës energjinë që ajo kërkon për të triumfuar".

MBI NDËRRIMIN E SHPESHTË TË TRAJNERËVE- "Jam i qartë që gjërat në futboll lëvizin shumë shpejt. Qëllimi im është t'i jap skuadrës ndihmën maksimale dhe të arrijmë sa më shumë fitore. Kjo mendoj se është gjëja më e rëndësishm­e dhe se së bashku ndryshimi do të jetë më se pozitiv. Dua që në skuadër të mbizotëroj­ë entuziazmi dhe kjo gjë do të varet nga mënyra si lojtarët së bashku me mua dhe stafin do të bashkëvepr­ojnë me njëri-tjetrin".

PËR DOMENIKO BERARDIN"Kam rreth dy vite që vazhdoj e them se Berardi është një sulmues i shkëlqyer. E kam parë teksa rritet profesiona­lisht dhe e them pa dyshim që talenti i tij është gjigant. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Roma kërkon ta blejë. Unë dhe Domeniko kemi kaluar momente shumë të mira bashkë dhe mendoj se është një profesioni­st nga më të mirët dhe nëse do të krijohej mundësia për ta sjellë në këtë skuadër do të isha i lumtur".

PËR FLORENCIN- "Së pari, i uroj një rikuperim sa më të shpejtë për stërvitjen në Pincolo. Florenci është një lojtar fleksibël, i cili mund të mbulojë disa pozicione, kjo është një prej gjërave kryesore që më kanë tërhequr vëmendjen tek ai. Vlen për t'u përmendur edhe fakti se ai është edhe sulmues mjaft i mirë, me goditje potente".

PËR DE ROSIN- "I pari person të cilin kam telefonuar kur mora lajmin se do të isha trajneri i ri i skuadrës ka qenë Daniele. Për mendimin tim, ai përfaqëson më së miri skuadrën e Romës, nga mënyra se si luan dhe qëndrimi i tij. Im bir luan për skuadrën e Bolonjës dhe është një fans i madh i De Rosit, dhe e kuptoj shumë mirë pse-në: sa herë që dikush shënon në skuadrën e tij, ai është i pari i cili vrapon për ta përgëzuar. De Rosi është një shembull mjaft i mirë, nga i cili shumë lojtarë të ditëve të sotme mund të mësojnë shumë. Pas largimit të Totit, ai është pa diskutim mendja, zemra dhe shpirti i skuadrës".

MBI QËLLIMET- "Nuk kam ardhur këtu për të dhënë premtime në ajër. Kryesorja për skuadrën është të ulim kokat dhe të fokusohemi duke punuar sa më shumë, kjo do të na sigurojë rezultatin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania