Panorama Sport (Albania)

Valverde nis spastrimet te Barça

Nga Munir te Vermalen, nga Turan te Matjë, ja kush largohet nga "Camp Nou"

-

Shumë prej tyre kanë luajtur futboll larg "Camp Nou"- t, sepse kanë qenë të huazuar gjatë sezoneve të fundit. Dhe klubi i Barcelonës është i gatshëm që t'u hapë derën e largimit. Verën e shkuar, nga katalanasi­t u larguan shumë emra, ndër më të njohur ai i Alveshit, i cili iu bashkua Juventusit ku shijoi suksesin e menjëhersh­ëm, Sandro Ramirez shkoi te Malaga dhe shënoi shumë gola. Dy lojtarët që kishin një karrierë shumë premtuese në "Camp Nou", Serxhi Samper dhe Munir el Hadadi, nuk është se shkëlqyen këtë sezon. Objektivi është që këta dy lojtarë të rikthehen në klub dhe kontribuoj­në

për skuadrën, por me shumë mundësi Samper do të luajë për një tjetër skuadër të mesit të tabelës në La Liga këtë sezon, në mënyrë që fitojë më shumë përvojë pas eksperienc­ës te Granada. Për Munirin është e qartë se sulmuesi, duke parë cilësitë e tij dhe sezonin e vështirë te Valencia, mund të kërkojë një tjetër destinacio­n dhe në kontratën e mundshme të tij do të përfshihet pa dyshim edhe klauzola e riblerjes. Edhe Tomas Vermalenit pritet që t'i tregohet dera, ndërkohë që belgu do kërkojë ndërprerje­n e kontratës së tij, pavarësish­t se ajo përfundon në vitin 2019. Mbrojtësi e kaloi sezonin e fundit i huazuar te Roma dhe nuk ka shumë shanse që të rikthehet në Barcelonë. Duglas e ka shpenzuar sezonin e fundit te Gijoni i rënë dhe do të vazhdojë të luajë në Europë në kërkim të dyshtetësi­së së tij, por ai nuk do të luajë për Barcelonën, ashtu si Kristian Tejo, i cili ishte i huazuar te

Fiorentina dhe mund të largohet për më pak se 10 milionë euro. Në varësi të shitjeve të mundshme të Turanit dhe Matjësë, edhe Rafinja do të ishte i hapur për oferta në kërkim të më shumë minutave përpara Botërorit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania